Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

S’ka shkelje në marrëveshjen për Piraeus Bank në Bullgari

Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian shpalli se blerja e shoqërisë bijë bullgare të Bankës Piraeus nga Eurobank nuk i ka shkelur rregullat e Bashkimit Evropian për ndihmën shtetërore.

Komisioni е shqyrtoi këtë çështje, pasi gjatë vitit 2019 mori ankesë nga një prej pjesëmarrësve në ankandin për shitjen e bankës, i cili mendon se shitja e shoqërisë bullgare është bërë në kushtet e shkeljes së detyrave të ndërmarra nga Piraeus Bank dhe Eurobank për ndihmë shtetërore nga viti 2015.

Sipas ankesës marrëveshja është realizuar nën ndikimin nga ana e shtetit grek dhe është një lloj ndihmë e paligjshme shtetërore.

Në lidhje me këtë akuzë Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndihmë shtetërore dhe nuk ka shkelje të rregullave të bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD