Pasi 15 vjet nuk kishte zhvilluar koncerte në atdheun e vet, gjatë vitit 2019 Stanisllav Hvërçillkov i gëzoi adhuruesit e vet me dy programe të ndryshme, për të cilat do të mësoni nga intervista e tij për Radio Bullgarinë. Do të rikujtojmë se ai i bie kitarës klasike prej 30 vjetëve. Pasi përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, muzikanti vendoset në Londër. Aty vazhdon studimet tek Majkëll Levin në Akademinë Mbretërore Muzikore. Ka mbi 20 dekorata nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare për kitarë, mes të cilave dhe Konkursi Ndërkombëtar për Kitaristë të Rinj “Andres Segovia në Gjermani gjatë vitit 2002. Ai është dhe mbajtës i dekoratës “Muzikant i vitit” për vitin 2003 të programit Allegro Vivace të Radios Kombëtare Bullgare. Fiton dhe dekorata dhe bursa nga Hattori Foundation, Musician Benevolent Fund dhe Royal Philharmonic Society.
Stanisllav Hvërçillkov ka dhënë recitale në Bullgari, Greqi, Danimarkë, Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Zvicër. Në periudhën që nga viti 2009 deri në vitin 2016 ka disa CD të nxjerra me kompozicione personale dhe aranzhime të pjesëve të njohura klasike për kitarë dhe për violinë dhe kitarë. Albumi i tij i parë solo doli përpara viteve dhe quhet First Fruits.
Gjatë dhjetorit të vitit 2018 mora ftesë nga zonja Margarita Dimitrova - drejtoreshë e Festave të Arteve “Apolonia”, të marrë pjesë në festivalin gjatë vitit 2019 – tregon ekzekutuesi. Përfundimisht mora pjesë në programin e këtij forumi prestigjioz përpara 14 vjetëve. Isha shumë i lumtur se, përsëri do të marrë pjesë në këto festa. Përgatita dhe një repertor të përshtatshëm-zgjodha kuintetin e njohur të Bokerinit “Fandango”. E ekzekutova me Kuartetin “Sofja”. Përpara vizitës sime në qytetin Sozopoll pata koncert dhe përpara publikut të Sofjes në kriptën e Kishës Monument “Shën Aleksandër Nevski”, që qe një nga ëndrrat e mia të realizuara. Aty ekzekutova krijime të mia prej autori, transkriptime të mia të pjesëve nga Bahu dhe krijime nga kompozitori nga Paraguai Avgustin Barios. Këtë program solo e prezantova disa javë më herët dhe në Londër. Pas paraqitjeve të mia në Sofje dhe Sozopoll, unë jam shumë i lumtur nga ky interes, të cilin e tregon publiku ndaj meje dhe ndaj punës time.
Stanisllav Hvërçillkov pëlqen të eksperimentojë. Ka dëshirë të vazhdojë të shkruajë muzikë, të ekzekutojë, të kompozojë edhe për kitarë elektrike. Përveç për një veprimtari pedagogjike dhe mësimdhënëse, ai është i hapur për të ekzekutuar me grupe të ndryshme. Nuk është nga muzikantët, të cilët përqendrohen krejtësisht mbi karrierën e vet solo. Tanimë ka vepra të reja të gatshme dhe për një album tjetër prej autori, por është çështje kohe që ai të lëshohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..