Sot shëndetësia e mire kushton shumë para. Dhe prandaj jo të gjithë njerëzit mund t’i ndjekin këshillat për një mënyrë jetese të shëndetshme, pavarësisht se sipas 68% prej bullgarëve gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Këtë e tregon anketa e botuar në sajtin e gazetës “Dnevnik”.
Në Bullgari për një vit harxhohen mbi 4 mlrd. euro për shëndetësi. Këtu hyjnë financimi i sistemit shëndetësor nga ana e shtetit, paratë nga kontributet e detyrueshme të kujdesit shëndetësor, të cilat i paguan Arkës Kombëtare të Sigurimeve secili njeri që punon, paratë nga kontributet vullnetare të qytetarëve pranë fondeve private. Këtu duhet të përmendim dhe pagimet e pacientëve, të cilët ata i bëjnë në spitale dhe klinika për medikamente dhe shërbime “suplementare”, si për shembull për anestezi. Shuma bëhet akoma më mbresëlënëse, duke llogaritur rimbursimin e medikamenteve nga ana e Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore. Kështu për një shtet kaq të vogël si Bullgaria me më pak se 7 mln. veta paratë që sigurohen për shëndetësi janë 4 mlrd. euro – kjo do të thotë 200 mln. euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërkohë faktet tregojnë se bullgarët janë evropianët më të sëmurë me jetëgjatësi më të shkurtër në kontinentin e vjetër. Mosha mesatare tek ne është 43,8 vjeç dhe kjo popullsi në plakje është më e sëmurë dhe ka nevojë për më shumë medikamente dhe kujdesi shëndetësore. Në vitin 2017 sipas Institutit Kombëtar të Statistikave 2 220 161 bullgarë kanë qenë të hospitalizuar në ndonjë prej 346 spitaleve në vend.
Në shikim të parë këto shifra duken mirë, sepse si përqindje janë afër mesatareve për Evropë – 8.3% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Por menjëherë duhet thënë se prej këtyre 8.3% vetëm 4.5% janë shpenzimet publike. Pjesa tjetër vjen nga xhepi i pacientëve. Si rrjedhojë, financimi i spitaleve nuk është i mjaftueshëm, pagat e mjekëve dhe personelit mjekësor janë tepër të ulëta, pagimet ndaj furnizuesve vonohen. Prandaj të gjithët – pacientët, infermierët dhe mjekët, janë të pakënaqur.
Kujdesi për shëndetin e popullsisë imponon marrëdhënie të ndërlikuara dhe probleme, të cilat duhet të zgjidhen bashkërisht, nga të gjithë të prekurit. Dhe pikërisht kjo bëhet në praktikë. Institucioni përkatës shtetëror – Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor, nga njëra anë, dhe Bashkimi i Mjekëve Bullgarë, nga ana tjetër, bashkërendojnë zgjidhjet dhe kompromiset e mundshme për periudhën e marrëveshjes përkatëse kornizë. Sivjet të dyja palat arritën marrëveshje për parametrat kryesorë të politikës së shëndetësisë gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Parashikohet të paktën 50% prej të ardhurave mujore të klinikave dhe spitaleve të përdoren për pagat e personelit. 64% prej tyre do të përdoren për pagat e mjekëve, 36% - për specialistët e kujdesit shëndetësor. Kështu raporti do të jetë 1:1.6.
Është kurestare se pavarësisht nga pakënaqësia e pacientëve bullgarë për shkak të gjendjes së sistemit tonë shëndetësor, Bullgaria është një destinacion i parapëlqyer për njerëzit nga disa vende të tjera evropiane. Për konsultim me mjek-specialist tek ne nuk duhet të presin muaj me radhë, por vetëm dhjetë ditë. Dhe situata është e tillë pavarësisht nga ikja masive e kuadrove mjekësorë, të cilët preferojnë të kërkojnë kushte më të mira për punë dhe karrierë në Evropën Perëndimore.
Dhjetëra mijë janë të huajte, të cilët vijnë në Bullgari për mjekim në spitalet bullgare. Numri i tyre nuk është i qëndrueshëm dhe ndryshon në vite. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit rreth 26 300 të huaj kanë vizituar Bullgarinë me këtë qëllim në periudhën janar-shtator 2017. Sipas anketës së organizuar nga kjo ministri 84% prej qytetarëve të huaj që kanë vizituar Bullgarinë , mendojnë se ajo është një destinacion i mirë për turizëm mjekësor. 60% deklarojnë se janë plotësisht të kënaqur me shërbimet e ofruara tek ne.
Ekspertët nga ana e tyre mendojnë se vendi ynë i ka të gjitha premisat të bëhet një destinacion i përshtatshëm për turizëm shëndetësor dhe mjekësor, sepse ofron një raport të mirë mes çmimit dhe cilësisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..