Ditët e para të Vitit të Ri 2020 në tregun bullgar të librave doli botimi i tretë i shtuar dhe i përpunuar i librit “Historia e Tokës” nga profesori Hristo Pimpirev. Në të ky shkencëtar dhe studiues polar bullgar prezanton etapat e veçanta në zhvillimin e Plantit nëpërmjet materialeve të grumbulluara dhe të analizuara prej tij në vazhdim të 20 viteve. Libri përmban edhe informacion aktual për ndryshimet globale në klimë dhe të dhëna të reja për studimet e shkencëtarëve bullgarë në Antarktidë. Në këtë botim të tretë të librit ka të dhëna të pabotuara deri tashti dhe studime të cilat i bëra gjatë ekspeditave shkencore në të gjitha kontinentet. Informacionin shkencor e paraqes përmes përshtypjeve time personale. Në libër prezantoj edhe studimet e mia të sipërfaqes tokësore, theksoi profesori Pimpirev duke prezantuar librin.
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..