Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje hapi dyer Muzeu i Iluzioneve

Një muze jashtë standardit hapi dyer në Sofje. Në të vizituesit humbasin përfytyrimin për realitetin dhe zhyten në botën e iluzioneve. Në ndryshim nga muzetë konvencionalë, ku eksponatet nuk preken me dorë dhe ruhet një qetësi e plotë, ky vend tërheqës dhe i përmbushur me përjetime krejtësisht e shkatërron konceptin për muze - vizituesit mund të prekin dhe të shikojnë absolutisht që të gjitha sendet, si dhe të fotografohen kudo në hapësirë.

Muzeu i iluzioneve në Sofje është një pjesë nga grupi i muzeve evropianë, krijuar në Lituani. Është i përbërë prej iluzioneve, të cilat janë të lidhura me mashtrime optike dhe me perceptimin e perspektivave. Muzeu ka për qëllim të prezantojë një metodë më të pasur dhe me cilësi të arsimit në mënyrë dëfryese - sqaron Violeta Popova nga ekipi i menaxherëve.

Muzeu  është i ndarë në disa salla: salla historike me piktura të ndryshme, salla me iluzione optike, dhomë me një tapet fosfori, në të cilën njerëzit mund të pikturojnë me dritën ose të lenë shenja të gjurmës së hijes së vet mbi mure.

Cili iluzion shkakton interes më të madh?

Varet se kush prej çfarë interesohet dhe nga cili grup i moshës është - përgjigjet Violeta Popova. - Por, zakonisht një interes më të madh shkaktojnë iluzionet, të cilat janë krijuar mbi bazën e shtrembërimit absolut - diçka, e cila është rrënjësisht e ndryshme nga mënyra, në bazë të së cilës njerëzit janë mësuar të pranohen.


Për shembull, burra të gjatë dhe të bëshëm kur qëndrojnë para iluzionit me karrigen dhe i fotografojmë, bëhen si xhuxhë. Kjo tingëllon qesharake, butaforie, por në fakt shkakton tek ata një emocion shumë të pastër të një gëzimi prej fëmijësh, që është një efekt qëllimor.

Edhe një iluzion tjetër i cili thyen imagjinatën, është dhoma e kthyer.

Ajo si dhe 50 eksponatet e tjera, tërheqin si të mëdhenjtë ashtu edhe të vegjlit.

Nuk kemi një grup konkret të shënuar - ve në dukje Violeta Popova. - Më shumë gëzojnë dhe dëfrejnë fëmijët të cilët janë 8-9 vjeç e më shumë, sepse ata në mënyrë më të përzgjedhur mund të studiojnë  disa nga eksponatet. Nga kjo, që pamë deri tani, fëmijët e vegjël dëfrejnë shumë, njerëzit e moshuar po kështu, kështu që atmosfera është shumë pozitive, çdo gjë është shumë e natyrshme dhe dëfryese.

Bashkëpunëtorë të muzeut u tregojnë vizituesve për sendet e veçanta dhe iluzionet, por po kështu i ndihmojnë të shikojnë perspektivën e drejtë dhe të qëndrojnë në vendin e caktuar të fotografimit. Për çfarë të përgatiten njerëzit, të cilët do ta vizitojnë Muzeun e Iluzioneve për herë të parë?

Ndjenja individuale e situatës varet nga gjendja personale - thotë Violeta Popova. - Çdo një është i ndryshëm. Njërit do t’i jetë interesante një gjë, kurse tjetrit diçka krejtësisht e ndryshme. Muzeu nuk është standard, ai nuk është diçka, e cila ka për qëllim të nxisë shpirtrat dhe t’i detyrojë njerëzit të bien në ekstazë. Bëhet fjalë për eksperimente fizike, shkencore, të cilët janë prezantuar në bazë të një mënyre shumë interesante. Eksponatet tona nuk janë të pa para dhe të padëgjuara, mbase disa prej njerëzve i kanë takuar në Internet ose në librat shkollorë. Por, fare e ndryshme është të kesh njerëz përreth, të cilët të të fotografojnë, ti të mund të flasësh me ta. Formohet diçka si një dëfrim grupor, i cili nuk ekziston në vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD