Firma turke, të cilat marrin pjesë në programin për prodhimin e gjuajtësve F-35 duan që të transferohen në Bullgari. Që t'u shmangen sanksioneve amerikane, disa firma turke, të cilat prodhojnë 937 pjesë për gjuajtësit e brezit të pestë, tanimë po shikojnë terrene në Bullgari. Botimi ekonomik turk “Borsatek”, u referohet burimeve të vetë firmave dhe pohon se autoritetet në Ankara po kështu e përkrahin transferimin eventual të firmave në Bullgari. Pas vendimit të Turqisë për të marrë sistemet e raketave ruse C-400, Uashingtoni deklaroi se kjo e bën të pamundur që Ankaraja të vazhdojë të marrë pjesë në krijimin e raketave F-35 amerikane. Shtetet e Bashkuara i dhanë afat Turqisë të heqë dorë nga raketat ruse dhe kërcënuan me sanksione ekonomike.
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..