Festat e Vitit të Ri i mbushin zemrat e të gjithë bullgarëve me shpresë për shëndet, një të ardhme më të mirë dhe bindje se në shoqëri duhet të ketë vend për të gjithë – për të moshuarit, për të vetmuarit, për mijërat, të cilët luftojnë kundër varfërisë dhe kryesisht për fëmijët, deklaroi në fjalimin me rastin e Vitit të Ri Presidenti Rumen Radev. 2019-ta përsëri na rikujtoi se demokracia dhe mirëqenia kërkojnë përpjekje të vazhdueshme dhe se po të pajtohemi me gjendjen dhe nuk jemi këmbëngulës, zgjedhjet poshtërohen, vendimet për të ardhmen merren në hije, paratë harxhohen në mënyrë të papërgjegjshme, konstatohen suksese në sfondin e mjerimit që po zgjerohet, ndërsa cilësia e jetesës po ulet në mënyrë drastike.
Bullgaria do të vazhdojë të korrë suksese, kur i bashkojmë përpjekjet tona rreth dinjitetit dhe mirëqenies së popullit dhe kemi guximin të mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë nga institucionet të punojnë në mënyrë transparente dhe efektive në interes të shoqërisë, theksoi presidenti. Më tutje në fjalim zoti Radev u uroi të gjithë bashkatdhetarëve të mirëpresin vitin 2020 me besim në të mirën, në vet veten dhe në të ardhmen, dhe të avancojnë pa devijuar drejt një Bullgarie, në të cilën fëmijët e tyre do të dëshirojnë të mbeten dhe me të cilën do të krenohen. Urime për një vit të mbarë Presidenti u drejtoi bullgarëve kudo në botë. Në përfundim ai uroi që Viti i Ri të sjellë shëndet dhe mirëqenie në çdo shtëpi bullgare.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..