Ushqimet të cilat e “tërheqin fatin” në natën e Vitit të Ri janë të përafërta në rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Tradita kërkon që në këtë festë në çdo një shtëpi të ketë sallame dhe gjellë me mish pule dhe mish derri. Derri në traditat tona simbolizon pasurinë dhe përparimin, kurse pula e pjekur, e cila vendoset shumë shpesh në tavolinë, lidhet me urimet për një vit më të lehtë, të suksesshëm dhe të begatshëm, pa tronditje dhe vështirësi të mëdha.
Më 1 janar bullgari përgatit të ashtuquajturin “byrek fatsjellës”, nga i cili çdo një anëtar i familjes merr nga një copë, në të cilën është shkruar ndonjë urim – kështu ai kupton se çfarë e pret gjatë vitit.
Kështu ushqimi në natën e Vitit të Ri nuk duhet të jetë thjesht i shijshëm, por duhet të përshtatet me traditat e lashta vendase dhe të krijojë ndjenjën për rehati dhe komoditet në shtëpi. Bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë jashtë shtetit, do të vënë në tavolinën e vet delikatese, gjellë dhe pije, të dërguara nga Bullgaria. Çdo një ndan një buxhet më të madh, që të jetë e mbushur tavolina me ushqime në ditët e festave. Mundimi është që të ketë nga pak nga të gjitha, pa rëndësi nëse është mish, qumësht, bukë, perime. Të gjitha duhet të sjellin shije dhe cilësi, sikurse janë të përgatitur nga “duart e gjyshes”.
Ushqimi i pastër pa konservues dhe përmirësues, i përgatitur në bazë të teknologjive tradicionale bullgare tërheq gjithnjë e më shumë klientë. Ai nuk prodhohet në masë dhe nuk është me kosto të ulët, por është më i shëndetshëm dhe më i shijshëm, prandaj përfundon shumë shpejt, më në veçanti në prag të festave -thotë Magdalena Donkova e cila prodhon ushqime perimesh në bazë të teknologjisë tradicionale.
Çdo gjë të cilën e prodhojmë përmban speca, ku kryesorja është se ka vetëm perime, erëza dhe merudhi. Produkti ynë kryesor është “ljutenica”. Ljutenica është një lloje salce e bërë me speca të pjekura dhe domate, karota dhe patëllxhan po kështu të pjekur dhe të bluar, e gatuar prej produkteve të dashura për bullgarët. Nuk ka asnjë lloj nishestesh dhe konservues, të cilat janë tipike për produktet e tjera të ngjashme në treg. Kemi akoma dhe “ajvar” të bërë me djathë lope, me ljutenicë maqedonase dhe çdo lloje specash të tjera djegëse. Nuk ka ndonjë dallim midis ljutenicës bullgare dhe asaj maqedonase. E dimë se në krahinat e ndryshme të Bullgarisë ljutenica gatuhet në mënyra të ndryshme. Konkretisht në të tonën ka pure domatesh, specash, majdanoz dhe hudhër. Që të mund të arrijmë shijen e mirë të ljutenicës sonë bëmë studime të ndryshme, provuam receta të shumta, derisa arritëm rezultatin e kënaqshëm. Prandaj na vjen shumë mirë kur njerëzit thonë se një shije të tillë nuk kanë provuar që nga fëmijëria. Që të gjitha perimet të cilat i fusim në “Gurmenica”, i blejmë nga Maqedonia e Veriut. Është e vërtetë se çmimi është më i lartë , por ne mbajmë dhe për cilësinë e mirë.
Me idenë të përmirësojë shijen dhe cilësinë e produkteve të veta, duke gërshetuar prodhimet tradicionale vendase me ato moderne, të cilat hyjnë nga tregu botëror, punon dhe një firmë nga qyteti Montana. Prodhojmë llukanik prej kafshëve të egra, pastërma, suxhuk, duke blerë mishin nga ekonomitë e gjuetisë afër qytetin Montana – thotë Petko Vërbanov, bashkëthemeluesi i firmës.
Kemi fabrikë në qytetin Montana, por tani për tani në tregun bullgar është e vështirë të shiten sallame të bëra me mish gjahu. Këto janë produkte të reja dhe shpresojmë se në të ardhme do të gjejnë vendin e tyre në treg. Filluam të prodhojmë dhe diçka të cilën nuk po e bën asnjë në Bullgari - çips prej mishi. Një pjesë prej makinave për të i kemi bërë vetë. Çipsi përgatitet prejmishi pule të prerë shumë hollë. Pas kësaj e vendosim në furë, ku thahet. Në fakt ky është një mish i pastër. Me qenë se çipsi kërkon një punë më të madhe dhe kohë teknologjike më të gjatë për gatimin, ai është relativisht i shtrenjtë, por bëjmë çdo gjë të mundur që të ulim koston e tij. Në të ka proteina dhe yndyra të dobishme dhe bile dhe njerëzit të cilët stërviten dhe kanë nevojë për dietë të posaçme kërkojnë posaçërisht çipsin tonë prej mishi. Kështu ne përgatitemi për festat e vitit të ri, duke ofruar një meze të shijshme, shëndetësore dhe të larmishme për tavolinën, me të cilën bullgari do të presë Vitin e Ri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe facebook.comMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..