Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2020 – një vit i mbarë dhe i begatshëm!

Në qoftë se urimet mund të transformonin jetën drejt më së mirës...

Në prag të çdo viti të ri ne nxjerrim mësime nga mossukseset, falënderojmë për fatin e mirë, hedhim  ngarkesën e panevojshme... dhe sikur bëhemi më të mençur. Mbyllim një faqe nga jeta, që të mund të vazhdojmë përpara drejt së panjohurës. I urojmë vetes të jemi të shëndetshëm, të mundim të arrijmë qëllimet e shënuara në një plan personal ose profesional, të jemi më të mirë.

Në orët e para të Vitit të Ri 2020 u munduam të kuptojmë se cilat janë pritjet e bullgarëve. Dhe pavarësisht  se mungesa e perspektivës të jetë një gur pengues për disa, shpresa për një ndryshim pozitiv në zhvillimin e vendit tonë, e cila mezi, mezi të duket, gjithsesi ekziston.

Të mund të ndodhë diçka më e mirë, që është shumë pak e mundur, duke parë sesi qëndrojnë gjërat, nuk kam pritje të mira shënon një grua në moshën rreth 60 vjeç, e cila gjen mbështetje në mirëqenien e familjes së vet. Në plan personal e vetmja të cilën unë do të doja, është që fëmijët e mi të jenë shëndosh e gjallë, nipërit po kështu.

Mos vallë sepse pas një tranzicioni 30 vjeçar ne akoma nuk mundemi të arrijmë standardin e vendeve, drejt të cilave u bashkuam ose për shkak të padrejtësisë thelluese sociale në një plan global përgjigjet e të anketuarve janë të lidhura me kushtëzime. Më të rinjtë shpesh shikojnë alternativë në zhvillimin profesional jashtë Bullgarisë, për shkak të pagimit të ulët dhe të mosbesimit tek politikanët, të cilët na drejtojnë.

Nuk kam pritje. Thjesht viti 2020 të jetë më i mirë nga viti i mëparshëm dhe të zhvillohemi më shumë ndan shpresat e tij një burrë i ri në Sofje. Në plan profesional viti 2019 qe më i mirë për mua nga viti i mëparshëm, prandaj shpresoj që të vazhdojë kështu dhe gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket Bullgarisë kështu siç po zhvillohen gjërat gjatë disa vjetëve të fundit, nuk mendoj se po na pret diçka e mirë, të them sinqerisht. Ka një farë shprese fare të vogël dhe prandaj akoma jam këtu. Mësova në Angli, u ktheva, tani punoj, por në qoftë se gjërat nuk zhvillohen ashtu siç duhet dhe nisem përsëri - nuk do të mendoj fare për t’u kthyer në Bullgari.

Studentët janë më optimist dhe të gjitha mendimet dhe synimet e tyre janë të lidhura më tepër me studimet e tyre:

Si tërësi, personalisht për mua viti 2019 qe një vit i mirë thotë Ivajlloja i cili është 20 vjeç. Sa i përket Vitit të Ri pres të mund t’i marr provimet me sukses. Dua që të zhvillohem, por po kështu të kuptoj nëse e kam zgjedhur drejt degën të cilën e dua.

Unë personalisht i uroj vetes viti që po presim të jetë një vit i qetë dhe paqësor pa incidente të shumta. Si tërësi viti 2019  qe mjaft i suksesshëm në një plan personal dhe profesional dhe shpresoj që të vazhdojë kështu i uron vetes Katja.

Pritjet për vitin 2020 të profesorit universitar Gjeorgji Bërdarov, specialist në degën e demografisë dhe udhëheqës i katedrës “Gjeografia Socialo-Ekonomike” në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, janë optimiste në çdo një drejtim:

Gjeorgji Bërdarov / Foto: BGNES

Unë jam njeri pozitiv. Edhe pritjet personale, edhe ato të përgjithshme, edhe ato universitare si dhe ato shoqërore janë pozitive! Çdo vit, në fund përcjellim diçka e cila nuk na ka pëlqyer. Për mua personalisht viti 2019 qe i suksesshëm dhe në plan personal dhe në plan profesional, dhe në plan të përgjithshëm bullgar. Kurse në plan demografik? Në plan demografik, që të kërkojmë elementin pozitiv, duhet të themi  se ka një tendencë pothuajse të padukshme dhe jo rezistuese të përgjithshme të kthimit të bullgarëve nga jashtë, që për mua është gjëja më e rëndësishme për të përballuar krizën demografike. Ajo është akoma shumë e vogël, si një lumë i vogël i cili kullon nga pak, për të thënë se është rezistuese dhe e qëndrueshme, por gjithsesi është diçka pozitive.

Si tërësi urimet e bullgarëve për Vitin e Ri 2020 mund të përgjithësohen me fjalët e Nadezhda Pavllovës:

Të jetë paqësor dhe i qetë për të gjithë, të jemi shëndosh e gjallë, të ketë shumë lumturi dhe mirëqenie, të jemi pak më të arsyeshëm dhe njerëz më të mirë!

Dhe në qoftë se këto urime mund ta kthenin jetën drejt më së mirës, atëherë mbase ndryshimet pozitive, për të cilat shpresojmë fshehurazi, mund të bëheshin realitet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD