Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeveprat arkitekturore të Sofjes me mision diplomatik

| rinovuar më 20-01-17 11.48.PD

Gjatë vitit të kaluar Bullgaria shënoi një sërë përvjetorësh të rëndësishëm, të lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me disa nga shtetet më të mëdha dhe me influencë më të madhe evropiane. Nën shenjën e përvjetorit të 140-të të bashkëpunimit diplomatik me Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Austrinë dhe Rusinë u zhvilluan debate të shumta, ekspozita, ngjarje publike, të lidhura me historinë dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve të përbashkëta dhe të frytshme, të lidhura me historinë dhe të ardhmen. Ja përse në artikullin e fundit për vitin, kushtuar kryeveprave arkitekturore të Bullgarisë, vendosëm të hedhim vështrim në historinë e godinave, në të cilat janë gjendur ambasadat dhe rezidencat e të dërguarve të huaj në vendin tonë. Qyteti Sofja i shpallur gjatë vitit 1879 për kryeqytet të Principatës të sapoçliruar, shumë shpejt fillon të rritet dhe të fisnikërohet, duke tërhequr vëmendjen e arkitektëve të shumtë të huaj, të cilët marrin pjesë në konkurset e shpallura nga shteti i ri bullgar për godina të reja administrative. Ata marrin pjesë dhe në projektet për ambasada, rezidenca ose shtëpi të tregtarëve më të pasur.

Mes diplomatëve të parë, të cilët kanë mbërritur tek ne, akoma gjatë vitit 1879 është përfaqësuesi i kurorës britanike – lordi William Palgrave - tregon Mariana Mellnishka, autorja e botimit me dy vëllime për kryeveprat arkitekturore në vendin tonë. Fillimisht ai hap konsullatë në Sofje. Për ndërtimin e saj propozojnë një sipërfaqe e cila gjatë asaj kohe ka qenë në periferitë e qytetit . Është i thirrur një arkitekt britanik, i cili të projektojë një shtëpi tipike angleze në stilin e Eduardit. Me qenë se klima tek ne nuk është si ajo angleze, dritaret e godinës janë më të mëdha, që të marrin më shumë dritë. Ndërtimi ka përfunduar aty rreth vitit 1914 në prag të Luftës së Parë Botërore. Atëherë Bullgaria nuk është në anën e Britanisë së Madhe dhe godina mbetet e mbyllur. Kur lufta mbaron, aty fillimisht vendoset përfaqësia ushtarake britanike, kurse më vonë, ajo bëhet dhe ambasadë. Si  mision diplomatik përdoret më pak, me qenë se për funksione administrative merret një shtëpi tjetër, kurse godina e cila i përngjan një pallati të vogël, bëhet  rezidenca e Ambasadorit.

Foto: fco.gov.uk

Kultura britanike  nga ana e vet, depërton gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit tek ne, me ndihmën e Këshillit Britanik. Ai gjithashtu ka një godinë shumë përfaqësive, ish-pronë e tregtarit të madh të duhanit  Donço Pallaveev – trashëgimtar i një familjeje të njohur nga epoka e Rilindjes nga qyteti Koprivshtica e cila ka financuar "Kryengritjen e Prillit" (kryengritja më e madhe dhe më gjakderdhëse para Çlirimit të Bullgarisë).

Foto: britishcouncil.bg

Godina të tjera kureshtare nga Sofja e vjetër janë ambasadat e Austrisë dhe të Italisë. Të dyja godinat ndodhen në njërën prej hyrjeve kryesore të qytetit - në bulevardin "Car Osvoboditel" dhe kanë një fat shumë interesant:  

Akoma një nga misionet e para diplomatike tek ne është ky i Austro-Hungarisë, që nga viti 1883. Për arkitekt të tij është zgjedhur austriaku Peter Paul Brang. Stili i Ambasadës Austriake është klasik, i pandikuar akoma nga secesioni. Bëhet kështu se pas rreth 30 vjetëve, pas Luftës së Parë Botërore, Italia tregon pretendime drejt Austro-Hungarisë së mposhtur. Natyrisht që fituesja “zgjat dorë” dhe mbi territorin e ambasadës të ish-perandorisë në Sofje.

Foto: ambsofia.esteri.it

Kjo kuptohet, nuk do të thotë se Italia nuk ka ambasadë. Ajo është në stilin tipik venecian dhe neorilindas, projektues i së cillës është Enrico Bovio. Kur të dyja palët hyjnë në polemikë në vend që të luftojnë, ata i ndërrojnë godinat e tyre.

Foto: bmeia.gv.at

Në të njëjtin bulevard, të dashur për kryeqytetasit për shkak të gështenjave të mëdha, bëjnë përshtypje, dy godina shumë të afërta në pamje të parë, të vendosura në diagonal nga të dyja anët e kryqëzimit pranë Universitetit të Sofjes. Vendndodhja e tyre nuk është zgjedhur rastësisht, me qenë se arkitekti i tyre është i njëjtë – austriaku Friedrich Grunager. Njëra është ndërtuar për diplomatin bullgar Harallampi Sërmaxhiev, kurse tjetra për kryetarin e atëhershëm të bashkisë së kryeqytetit Dimitër Jabllanski. Fati i të dyja shtëpive është i ndryshëm. Kjo e bankierit  bie në duart e pronarëve të mirëfilltë, të cilët e mirëmbajnë, kurse sot është rezidencë e ambasadës turke.

Foto: wikipedia.org

Kjo e kryetarit të bashkisë për një kohë të gjatë nuk e ka pasur këtë shans. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo bëhet ambasadë e Kinës, kurse pasi diplomatët ikin, pretendime për shtëpinë kanë trashëgimtarët e familjes, të cilët për një kohë të gjatë nuk mund ta ndajnë. Kështu ajo për një periudhë të gjatë është lënë në mëshirën e fatit dhe të kohës, por në vitin 2011 është rinovuar në përputhje me planet e zbuluara origjinale arkitekturore dhe është kthyer në një klub privat.

Foto: stroiinfo.com

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD