Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është i sigurt se çështjet e diskutueshme historike me Bullgarinë do të zgjidhen
Në një intervistë për “Deutsche Welle” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehu bindje se problemet historike mes vendit të tij dhe Bullgarisë do të zgjidhen. Sipas Kryeministrit qeveria teknike, e cila duhet të formohet në Shkup më 3 janar, duhet të vazhdojë të përkrahë arritjet e kabinetit të tij. Zaev shprehu kënaqësi për punën e qeverisë së tij dhe theksoi si suksese të konsiderueshme anëtarësinë e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pritjen e përcaktimit të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Një ligj për fetë shkaktoi protesta në Malin e Zi
Nga dita e diel në Malin e Zi zhvillohen protesta kundër një ligji të diskutueshëm për bashkësitë fetare, ndërsa në kryeqytetin e Podgoricës në disa përleshje u plagosën katër policë. Pas një votimi të vrullshëm në Parlament ditën e premte dhe 18 deputetëve të arrestuar, ditën e shtunë Presidenti i Malit të Zi Milo Xhukanoviç firmosi ligjin, i cili parashikon nacionalizim të pronësisë së objekteve fetare, në qoftë se nuk vërtetohet e drejta e tyre e pronësisë para vitit 1918.Kisha Ortodokse Serbe shqetësohet se qeveria do të konfiskojë aktivet e saj, si manastire dhe tempuj të lashtë dhe do t’ia japë Kishës Ortodokse të Malit të Zi, me qëllim dobësimin e ndikimit të Beogradit në vend.
Presidenti Vuçiç nuk do të jetë lider partiak
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shpalli se Partia Progresive Serbe do të zgjedhë një udhëheqje krejtësisht të re gjatë qershorit të vitit 2020. Duke deklaruar se vetë ai nuk do të kandidojë përsëri për lider partiak, Kreu i Shtetit shprehu bindje se trashëgimtari i tij në këtë post do të mund të udhëheqë partinë ashtu siç dëshiron. Serbia është shteti i vetëm evropian, ku Presidenti është lider partiak. Në të kaluarën këto dy poste mund të ziheshin nga një njeri vetëm në shtetetme diktatura totalitare komuniste në Evropën Lindore.
Recep Erdoğan prezantoi një automobil elektrik të prodhuar në Turqi
Presidenti i Turqisë Recep Erdoğan paraqiti prototipa të një automobili elektrik të prodhuar në Turqi. Pritet që ai të dalë në treg në kuadrin e tre viteve. Turqia disponon një sektor për prodhimin e automjeteve, i cili përbëhet prej ndërmarrjeve bijë, ose partnerëve të prodhuesve automobilistikë. Pritet që prodhimi i prototipave të treguar të fillojë gjatë vitit 2022 nga konsorciumi prej pesë firmash industriale turke, të quajtur TOGG.
Në Turqi arrestuan migrantë, të cilët kanë menduar se ishin në Bullgari
Autoritetet turke të sigurisë arrestuan 29 migrantë ilegalë, të cilët kanë menduar se ishin në Bullgari. Në fakt trafikantët i kanë gënjyer, duke i braktisur në territorin turk, bëri të ditur gazeta turke Sabbah. Të arrestuarit treguan se trafikantët kanë rënë dakord t’i transportojnë deri në Bullgari kundrejt 5 200 dollarë për një njeri. Mirëpo, i kanë dërguar në provincën turke Tekirdag, afër kufirit grek, ku i kanë informuar se Bullgaria është mu pas kodrës tjetër. Turqia është një itinerar i përhapur për migrantët ilegalë nga Lindja e Mesme dhe Azia. Qindra migrantë të tillë hyjnë në mënyrë ilegale në vend dhe kapen afër kufijve në Turqinë Perëndimore dhe në provincat e saj të Detit Egje.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..