Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është i sigurt se çështjet e diskutueshme historike me Bullgarinë do të zgjidhen

Foto: vlada.mk

Në një intervistë për “Deutsche Welle” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehu bindje se problemet historike mes vendit të tij dhe Bullgarisë do të zgjidhen. Sipas Kryeministrit qeveria teknike, e cila duhet të formohet në Shkup më 3 janar, duhet të vazhdojë të përkrahë arritjet e kabinetit të tij. Zaev shprehu kënaqësi për punën e qeverisë së tij dhe theksoi si suksese të konsiderueshme anëtarësinë e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pritjen e përcaktimit të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.


Një ligj për fetë shkaktoi protesta në Malin e Zi

Foto: AP/BTA

Nga dita e diel në Malin e Zi zhvillohen protesta kundër një ligji të diskutueshëm për bashkësitë fetare, ndërsa në kryeqytetin e Podgoricës në disa përleshje u plagosën katër policë. Pas një votimi të vrullshëm në Parlament ditën e premte dhe 18 deputetëve të arrestuar, ditën e shtunë Presidenti i Malit të Zi Milo Xhukanoviç firmosi ligjin, i cili parashikon nacionalizim të pronësisë së objekteve fetare, në qoftë se nuk vërtetohet e drejta e tyre e pronësisë para vitit 1918.Kisha Ortodokse Serbe shqetësohet se qeveria do të konfiskojë aktivet e saj, si manastire dhe tempuj të lashtë dhe do t’ia japë Kishës Ortodokse të Malit të Zi, me qëllim dobësimin e ndikimit të Beogradit në vend.


Presidenti Vuçiç nuk do të jetë lider partiak

Foto: EPA/BGNES

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shpalli se Partia Progresive Serbe do të zgjedhë një udhëheqje krejtësisht të re gjatë qershorit të vitit 2020. Duke deklaruar se vetë ai nuk do të kandidojë përsëri për lider partiak, Kreu i Shtetit shprehu bindje se trashëgimtari i tij në këtë post do të mund të udhëheqë partinë ashtu siç dëshiron. Serbia është shteti i vetëm evropian, ku Presidenti është lider partiak. Në të kaluarën këto dy poste mund të ziheshin nga një njeri vetëm në shtetetme diktatura totalitare komuniste në Evropën Lindore.


Recep Erdoğan prezantoi një automobil elektrik të prodhuar në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Presidenti i Turqisë Recep Erdoğan paraqiti prototipa të një automobili elektrik të prodhuar në Turqi. Pritet që ai të dalë në treg në kuadrin e tre viteve. Turqia disponon një sektor për prodhimin e automjeteve, i cili përbëhet prej ndërmarrjeve bijë, ose partnerëve të prodhuesve automobilistikë. Pritet që prodhimi i prototipave të treguar të fillojë gjatë vitit 2022 nga konsorciumi prej pesë firmash industriale turke, të quajtur TOGG.


Në Turqi arrestuan migrantë, të cilët kanë menduar se ishin në Bullgari

Foto: AA

Autoritetet turke të sigurisë arrestuan 29 migrantë ilegalë, të cilët kanë menduar se ishin në Bullgari. Në fakt trafikantët i kanë gënjyer, duke i braktisur në territorin turk, bëri të ditur gazeta turke Sabbah. Të arrestuarit treguan se trafikantët kanë rënë dakord t’i transportojnë deri në Bullgari kundrejt 5 200 dollarë për një njeri. Mirëpo, i kanë dërguar në provincën turke Tekirdag, afër kufirit grek, ku i kanë informuar se Bullgaria është mu pas kodrës tjetër. Turqia është një itinerar i përhapur për migrantët ilegalë nga Lindja e Mesme dhe Azia. Qindra migrantë të tillë hyjnë në mënyrë ilegale në vend dhe kapen afër kufijve në Turqinë Perëndimore dhe në provincat e saj të Detit Egje.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD