Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri.Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..