Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri.Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..