Artisti Samuell Finci do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmave në Berlin “Berlinale 2020”. Vet drejtoresha ekzekutive Mariet Risenbeek shprehu kënaqësi se pikërisht Finci u zgjodh drejtues, sepse “aftësitë e tij për improvizim janë një premisë për sukses”.
Samuell Finci është bir i artistit të njohur bullgar Icko Finci. Samuell nisi karrierën që kur ndiqte studimet në Akademinë e Arteve Teatrore në Sofje. Në vitin 1989 u transferua të jetojë dhe të punojë në Gjermani. Zgjedhja e bullgarit arsyetohet me “pjesëmarrjen e tij në të gjitha skenat gjermanisht folëse dhe në shumë skena evropiane”. Sipas njoftimit Samuell Finci është një nga artistët më të kërkuar në teatër dhe në kinema në botën gjermanisht folëse. “Si evropian për mua është një nder i madh të jem pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmave në botë”, tha pas zgjedhjes Finci."Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..