Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusllan Rajçev: “E gjithë jeta ime ka qenë muzikë”

Gjatë vitit 2019 festuam 100 vjetorin nga lindja e Rusllan Rajçevit

Foto: arkiv personal

Gala koncerti, të cilin Opera e Sofjes ia përkushtoi dirigjentit të madh bullgar, paraqiti një pjesë prej veprave, të cilat ai i ka drejtuar si dirigjent në po këtë skenë dhe kudo nëpër botë. Përpara fillimit të koncertit pamë një film dokumentar, të krijuar nga djali i tij Petër Rajçev.

Kur isha me të e dija se jam në duar të sigurta, se nuk do të më lerë “të bie”, se nuk do të më tradhtojë, e ndieja veten të dashur dhe të mbrojtur -thotë këngëtarja e madhe e operës Rajna Kabaivanska. Në film ndajnë mendime të ngjashme dhe Anna Tomova-Sintova, Bllagovesta Karnobatllova, Minço Minçev....Janë treguar dhe kuadro nga puna e tij e përbashkët me Mirela Frenin, Hose Kareras, Piero Kapuçili, Nikollaj Gjaurov, Gena Dimitrova dhe akoma shumë këngëtarë të njohur dhe instrumentistë.

Një dirigjent i shkëlqyer - ky është mendimi i të gjithëve, të cilët e kanë njohur -thotë djali i tij Petër Rajçev.Ai ka dirigjuar në dhjetëra teatro të operës në Evropë dhe gjithmonë ka marrë ftesë për angazhime të ardhshme. Qe kaq emocionues, ai bëhej një e tërë me muzikën, me interpretuesit. Merrte frymë bashkë me këngëtarët, me të ata sikur ishin të hipur mbi krahë.

Babai i tij Petër Rajçev ishte një tenor i madh me angazhime të përhershme në të gjithë Evropën. Nëna e tij ishte nga një fis aristokrat ukrainas. Rusllan Rajçev ka lindur në Milano, në Itali ka kaluar dhe 13 vjetët e parë nga jeta e tij.

Gjyshi im ka qenë mik mePietro Mascagni,Umberto Giordano,meTitta Ruffo,Shaljapin. Miq të shpeshtë në shtëpinë e tij kanë qenëArturo Toscanini,Bruno Walter,Prokofiev... si dhe emra të tjerë të njohur. Në moshën 6 vjeçe Rusllan filloi të mësojnte piano, kurse kur ishte 10 vjeç ishte në Konservatorin e Milanos. Në Bullgari përfundoi gjimnazin gjerman (1936), aplikoi për degën e dirigjimit në Akademinë Muzikore dhe për drejtësi në Universitetin e Sofjes. Në akademi nuk e pranuan për shkak të mungesës së cilësive. Dy vjet mësonte drejtësi, por gjatë vitit 1838 u pranua në Konservatorin e Vjenës. Kur ishte në kursin e tretë, dirigjenti i madh KarlBöhme mori si mësues dhe asistent në  Shtatsopera. Thoshte se çdo gjë të cilën e di për profesionin e dirigjimin ia dedikonBöhmit.

Pas Luftës së Dytë Botërore Rusllan Rajçev dekada të tëra me radhë kontribuonte për forcimin e kulturës sonë muzikore. Filloi punë simësues-shoqërues në Operën e Sofjes, por shumë shpejt qëndroi në pultin e dirigjentit. Më vonë ishte drejtor i përgjithshëm i Orkestrës Simfonike Shtetërore dhe të Operës në Varna, të cilën e themeloi bashkë me të atin. Ka punuar dhe në Plovdiv, ku në vitin 1953, përsëri me të atin, themeloi Operën e Plovdivit.

Në Operën e Sofjes ishte dirigjent që nga viti 1959 deri në vitin 1974 kur u bë dirigjent kryesor i teatrit të porsakrijuar të operës në qytetin Flensburg - në Gjermani. Pavarësisht nga kushtet më të mira për punë, katër vjet më vonë Rajçev iku dhe qëndroi në krye të Operës së Sofjes si një drejtues kryesor artistik. Me artistët nga Teatri Kombëtar i Operës sonë ai zhvillonte turne jashtëzakonisht të suksesshëm në Vjenë, në Zvicër, në ish Jugosllavi, Rumani. Ai është dhe bullgari i parë, i cili ka marrë ftesa personale si një mik-dirigjent në La Scala të Milanos, Grand Opera (Paris), Bolshoj Teatër në Moskë , Marinskij Teatër në Shën Petersburg, në teatrot e operës në Romë, Napoli, Munih, Stokholm e shumë të tjera. Rusllan Rajçev është gjithashtu bullgari i parë i dekoruar me çmimin e lart akademik francez “Kavalier i urdhrit për art dhe letërsi”. Gjatë vitit 1990 për herë të dytë mori postin drejtor kryesor artistik të Operës së Sofjes, njëkohësisht ishte dhe dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare (1993-1994).

Ky muzikant me të vërtetë unikal dhe kozmopolit mbeti në pultin e dirigjentit deri në moshën 85 vjeçe. Në librin biografik të krijuar nga djali i tij janë regjistruar më shumë se 2000 koncerte simfonike dhe 1800 spektakle muzikore skenike, qindra incizime.

Mbase nuk mund të përfytyrojmë  se sa energji dhe dashuri ndaj artit qëndrojnë pas këtyre fakteve të thata. Në koncertin në sallën “Bullgaria” në lidhje me 80 vjetorin e tij, derisa dirigjonte Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, ky artist i jashtëzakonshëm na tha: E gjithë jeta ime ka kaluar në shërbim të muzikës. Në shërbim të Bullgarisë! Kudo nëpër botë shtypi gjithmonë ka theksuar: “Bullgar në pult! ”Dhe ajo e cila është më e rëndësishmja, o publik i shtrenjtë, shokë të ngushtë, me të gjithë zemrën e vet ju kam shërbyer juve!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD