Me një fluturim të El Al nga Tel Avivi në terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes u ul pasagjeri i 7 miliontë në Bullgari gjatë vitit 2019. Kjo është Viki Almok, e cila vjen në Bullgari dy herë në vit, sepse ka të afërm këtu dhe e do shumë Bullgarinë, natyrën tonë të bukur dhe ushqimin e shijshëm. Ajo mori një tufë të madhe lulesh dhe një pllakë të posaçme. Rreth festave të fundvitit aeroporti më i madh në Bullgari shënon një vit rekord. Vetëm gjatë muajit nëntor ai ka pritur dhe ka dërguar mbi 522 000 pasagjerë, ndërsa trafiku kundrejt vitit 2018 është rritur me 7, 25%. Në Aeroportin e Sofjes operojnë 22 avio-kompani, të cilat shërbejnë 57 destinacione. Katër prej tyre janë të reja, që nga ky vit – deri në Shtutgarti,Dyzeldorf, Marse dhe East Midland.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..