Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindja e Krishtit – sekreti i shenjtë i mishërimit të Zotit

Shpresojmë që Krishtlindja të na sjell hirësi dhe shpëtim, qoftë Viti i Ri i bekuar, i lumtur, plotë shëndet dhe suksese për çdo njeri! Këtë urim Arkimandrit Pahomij, rektor i Seminarit të Sofjes “Shën Joan Rillski” ia drejtoi auditorit të Radio Bullgarisë. Bisedojmë me të dhe me dy prej seminaristëve për festën më të ndritshme të krishterë – Lindjen e Krishtit, për të cilën sipas bashkëbiseduesit duhet të mendojmë si një vepër, të cilën e kryen vetë Zoti Jisus Krisht duke u mishëruar në pamjen e njeriut dhe duke ardhur në tokë për të Shpëtuar fisin njerëzor. Për jetëgjatësinë e vlerave të krishtere të cilat i shoqërojnë festat hyjnore, arkimandrit Pahomij thotë, se janë me rëndësi të madhe dhe thelbësore:

Ne flasim për Lindjen e Krishtit më se 2000 vjet. Që atëherë datojnë edhe mësimet e Krishtit, me të cilat jetuan breza të tëra para neve, duke respektuar virtytet e krishtere. Prandaj mund të jemi të qetë se ky mësim jep fryte të mira. Madje varet derisa njeriu mund të përvetësojë të gjitha virtytet njerëzore, sepse Zoti është njëkohësisht Zot i përsosur dhe njeri, dhe është i huaj i mëkateve tona. Ndërsa ne jemi njerëz të dobët dhe shumë herë ne biem në gjynah, zhytemi në krenarinë e vet, në dobësinë e vet, në pasionin e vet. Dhe na duhet përulësi për të pasur hirësinë e Zotit, e cila të na mbështes. Me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe kjo, se populli bullgar në kohën e robërisë 500 vjeçare nëpërmjet virtyteve dhe të vërtetave të Krishtit arriti të ruajë veten, gjë që nuk është një çudi e vogël. 

Arkimandrit Pahomij thekson, se sot vlerat e krishtera janë mjaftë të shtrembëruara dhe zëvendësohen me ide humane dhe të tjera, prapa të cilëve fshihen qëllime të këqija. Ndërsa kur virtytet e krishtere ndjekin mësimet e Ungjillit gjërat janë gjithnjë në emër të Zotit dhe të Shpëtimit. Mirë po nuk ka Shpëtim pa përulje.

Lindja e Krishtit. Ikona Bullgare nga qyteti Gorna Orjahovica që daton nga koha e Rilindjes.Përulja është me rëndësi të madhe – vazhdon prifti Pahomij. – Në Shkrimet e Shenjta thuhet, se Zoti u jep hirësi të përulurve. Pa hirësinë e Zotit ne nuk mund të bëjmë asgjë në jetën tonë. Dhe këtë duhet të dinë edhe njerëzit të cilët nuk janë besimtarë. Ata mendojnë se me dituritë, përvojën, forcat e veta mund të bëjnë ndonjë gjë. Mirëpo, ata duhet të dinë se gjithçka bëhet me ndihmën e Zotit, me vullnetin e Zotit. Pa hirësinë e Zotit nuk mund të përballojmë asgjë, ndërsa hirësia i jepet njeriut në varësi të përulësisë së tij. Sa më i përulur është njeriu aq më shumë ai mund të pasurohet shpirtërisht. Doemos përulësinë e marrim si shembull nga vet Zoti ynë Jesu Krisht, i cili duke ardhur në tokë në mesë të njerëzve, na tregon një përulësi të paparë. Vet Zoti u mishërua mes njerëzve për t’i dhënë atyre një shembull dhe nëpërmjet vuajtjeve në kryq të lajë mëkatet. Ky është shembulli për përulësinë, të cilën ne të krishterët besimtarë synojmë të kopjojmë sipas forcave tona.

Kur ishte fëmijë Filip Zagorski e konsideronte Krishtlindjen si një festë në të cilën mblidhet mbarë familja dhe e lidhte me gëzimin nga dhuratat. Sot si seminarist në klasën e 10-të të Seminarit të Sofjes ndryshoi mendimet.

Krishtlindja është një festë e këndshme në të cilën duhet të pendohemi për mëkatet tona, të mbajmë kreshmë, të rrëfehemi dhe të kungohemi. Kemi nevojë edhe për virtytet e krishtere për shpëtimin e shpirtrave tanë. Dhe një nga shenjet e fesë së krishtere është përulësia, nëpërmjet së cilës hirësia e Zotit vjen mbi njeriun.

Mirosllav Dimitrovi gjithashtu është seminarist në klasën e 10-të. Për të përulësia është në thelbin e çdo mirësie. Dhe mirësia më e madhe është që njeriu të bëjë gjithmonë të mira pa pritur shpërblim, kështu që të mos humbas vlera e asaj që është kryer.

Krishtlindja është hapi i parë drejt shpëtimit të shpirtit të njeriut – vazhdon Mirosllavi. – Dhe kjo është me rëndësi të madhe pavarësisht se njerëzit nuk e marrin në konsideratë. Më e rëndësishmja është që njeriut të kuptojë të vërtetën, se pa Lindjen e Krishtit ne do të jetonim në errësirë dhe nuk do të ishim në gjendje të shpëtojmë veten.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: pravoslavieto.com dhe sofia-seminaria.org

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD