Vokali kryesor i rok grupit “Shturcite” /Gjinkallat/ Krill Mariçkov festoi 75 vjetorin e vet me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës në fund të muajit tetor. Ai hipi në skenë me grupin “Fondaciata” - grupi me të cilin zhvillon koncerte aktivisht dhe zhvillon turne gjatë viteve të fundit. Kirill Mariçkov, bashkë me kolegë të tjerë të vet, gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar formuan rok-hapësirën tek ne. Gjatë vitit 1967 lindi grupi “Shturcite”, i cili është kthyer në një emblemë për rokun bullgar në vazhdim të 40 vjetëve. Këngë të njohura, hite të pamohueshme të krijuara nga kitaristi dhe këngëtari janë “Rok në kohën e kaluar”, “Shija e kohës”, “Kalorësi”, “Betimi”, “Ngjyra magjike”, “Dy gjurmë”, “Hamlet” dhe shumë të tjera.
Që nga krijimi i vet gjatë vitit 2013, grupi “Fondaciata” realizoi dy turne në Amerikën Veriore dhe në Evropë, koncerte në Lindjen e Afërt (Izrael, Kuvajt, Katar dhe Dubaj), në Australi dhe në Zelandën e Re, në Japoni, zhvilloi dhe një turne botëror.
“Të dyshuarit e zakonshëm” është një formacion tjetër, i cili ka mbledhur po kështu disa nga muzikantët tanë më të njohur. Vokali kryesor dhe këngëtar i grupit është Stefan Vëlldobrev. Muzikantët patën një verë të përmbushur me ngjarje. Koncerti i fundit nga turneu i tyre i fundit i titulluar “Pesë koncerte të verës, pa numëruar atë të dimrit”, qe në qytetin Plovdiv - Kryeqytetit Evropian i Kulturës - 2019. Pak më vonë, më 11 nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës “Të dyshuarit e zakonshëm” zhvilluan dhe “Koncertin e Madh Dimëror”. E përfytyroj këtë koncert si një përfundim jo vetëm të verës, por dhe të një cikli trevjeçar nga një varg me koncerte - fjalë këto të Stefan Vëlldobrevit.
Në fund të po të njëjtit muaj, Pallati Kombëtar i Kulturës qe mikpritës gjithashtu i një koncertit të funk formacionit “Akaga” dhe Orlin Goranovit. Jo për herë të parë muzikantët ndajnë një skenë të përbashkët, kurse sinteza midis tingëllimit fusion të grupit dhe timbrit prej kadifeje të këngëtarit të dashur nga një sërë brezash Orlin Goranov, la mbresa të thella dhe shumë emocione në sallë. Grupi “Akaga” dhe këngëtari Orlin Goranov prezantuan një interpretim interesant dhe modern të këngëve të veta më të njohura, me orkestrimin e posaçëm për këtë projekt të pianistit të grupit Jasen Vellçev. Në pjesën e dhomës të përgatitur posaçërisht për koncertin u përfshi dhe Destiny Quartet, si dhe këngëtarë të tjerë.
Për rok muzikantët nga B.T.R., viti 2019 kaloi në mënyrë simbolike përmes “Mureve të padukshme” - albumi i 12 i fundit i grupit (2018). Sivjet ata e prezantuan në skenat e ndryshme tek ne, një nga të cilat në qytetin Sozopoll, në festat e arteve “Apollonija”. Aty rok muzikantët nga B.T.R. kënduan pjesën më të madhe të këngëve nga “Muret e padukshme” si dhe këngët më të mira të tyre. B.T.R. zhvilloi një turne në Gjermani, Çeki, Francë, Itali dhe Spanjë, kurse tani vonë grupi u kthye nga koncertet e veta në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës pop sivjet qenë koncertet më 8, 9 dhe 10 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës të këngëtares së madhe Lili Ivanova - prima e muzikës zbavitëse bullgare. Repertori të cilin ajo e prezantoi ishte i përbërë prej këngëve të saj më të njohura, të sjella me orkestrime të Angjell Djullgjerovit dhe Zhivko Petrovit, si dhe prej kompozicioneve të reja. Lili lëshoi dhe një CD të dyfishtë i cili përmban 32 këngë dhe një pllakë speciale me 10 këngë. Në album ajo ka përfshirë dhe këngën “Sevdana” nga Gjeorgji Zllatev-Çerkin. Në sajë të pianistit Zhivko Petrov, pjesa klasike për violinë fiton një jetë të re. Stefan Vëlldobrev krijoi tekstin pranë saj, Angjell Djullgjerov punoi mbi orkestrimin, kurse violinisti ynë me famë botërore Vesko Eshkenazi interpreton temën kryesore. “Sevdana” i jep emrin dhe të albumit më të ri të Lili Ivanovës.
Cilët janë muzikantët, me të cilët ai është realizuar? Këtë e mësuam nga Lili Ivanova:
Këta janë Angjell Djullgjerov /kitarë dhe violinë / Ognjan Enev/ piano/, Veselin Veselinov-Eko /kontrabas dhe bas kitarë/, Orlin Cvetanov /violinë/, Rosen Vatev /bateri/, Zhivko Petrov /piano/ dhe formacioni vokal LaTiDa. U jam shumë mirënjohëse, sepse ata nuk e nënvlerësuan muzikën të cilën e bëj unë. Pjesa më e madhe prej tyre janë dhe autorë në prodhimin tim të ri. Si parim unë vetë i porosis këngët. Në qoftë se më pëlqen melodia, jap për të shkruar tekstin. Shikoj cilësitë në një muzikant dhe vendos të provoj nëse mundet të kompozojë diçka për mua. Në këtë mënyrë veprova dhe me Ekon. Një ditë kishim një pjesëmarrje në një klub. Në pushim dëgjova ndokush t’i bjerë pianos dhe doli se është ai. Më pëlqeu shumë stili i tij dhe tregova dëshirë që të kem këngë prej tij. Eko-ja më tha se pëlqen shumë tangon, kurse mua ajo nuk më pëlqen fare si stil. Kaloi një kohë e gjatë, derisa ai krijoi melodinë dhe ajo me të vërtetë ishte tango. Stefan Vëlldobrev shkroi tekstin pranë saj, kurse Angjell Djullgjerov - orkestrimin. Më bëri një përshtypje shumë të madhe. Unë e pranova menjëherë dhe kështu lindi “Ky çast”. Pasuan edhe dy këngë të Eko-s “Në se” dhe “Çasti dhe dashuria”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..