Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me argumente bullgare KE-ja bllokoi paketën legjislative “Mobiliteti”

Foto: BGNES

Komisioni Evropian do t’i bëjë vlerësim suplementar ndikimit të paketës “Mobiliteti” me rregullat e parashikuara në të për kthimin e kamionëve në çdo 8 javë në vendin e regjistrimit dhe me kufizimin e operacioneve të kombinuara të transportimit. Këto klauzola nuk janë në përputhje me ambiciet e “Paketës së Gjelbër” dhe me funksionimin e tregut të përbashkët, mendon Komisioni Evropian.

Debatet e ekspertëve dhe qeverive evropiane të lidhura me paketën legjislative “Mobiliteti”, e cila e ka ambicien të rregullojë më mirë transportin e mallrave me automjete në territorin e Bashkimit Evropian, tashmë disa muaj me radhë mbeten shumë emocionuese. Akoma me shpalljen e projektit të teksteve legjislative disa shtet menjëherë reaguan kundër. Sipas tyre ato janë në dëm të transportuesve nga pjesa më e varfër e Evropës dhe mbrojnë interesat e kompanive në këtë sektor nga vendet më të pasura.

Paketa e re e ka ambicien të garantojë kushte më të mira të punës dhe drejtat e shoferëve. Kjo sipas përkrahësve të teksteve të reja do të bëhet me tri masa kryesore. Në ven të parë – me kufizimin e transportit të kombinuar me detyrimin për kthimin e kamionëve në vendin e regjistrimit të tyre një herë në dy muaj. Në vend të dytë – shoferët duhet të kthehen në vendin e regjistrimit një herë në muaj. Dhe në vend të tretë – me kufizimin e pushimit  në kabinat e kamionëve – pas periudhës së parashikuar në rregullore, shoferët do të detyrohen të përdorin hotel për llogari të kompanisë së transportimit. Kjo do të rritë shumë shpenzimet e transportuesve dhe shumë biznese nga Evropa Lindore do të falimentojnë.

Bllokimi i paketës “Mobiliteti”  me siguri është lajm i mirë për autoritetet bullgare dhe për shoferët tanë. Ata bënë çmos për të shpjeguar se lëvizja e kamionëve bosh në hartën e Evropës me qëllim pushimin e shoferëve do të rritë shumë emetimet e gazeve serë. Dhe kjo do të bëhet në sfondin e prioritetit kryesor të Komisionit të ri Evropian dhe personalisht të Kryetares së tij – Ursula fon der Leyen, për mbrojtjen e mjedisit. Në lidhje me këtë Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazkov deklaroi se “Transporti është sektor kyç në ekonominë bullgare. Numri i mjeteve të regjistruara të transportit  tek ne është 25 800 dhe mosha e tyre mesatare është 3 vjet. Imagjinoni se këto automjete do të kalojnë kot më shumë se 2000 kilometra për shkak të rregullave, të cilat janë diskriminuese dhe joproporcionale për vendet e periferisë së BE-së”. Kështu mendojnë Rumania, Polonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania. Kryeministri bullgar Bojko Borisov drejtpërsëdrejti tha se këto rregulla do të pengojnë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit.

Pavarësisht nga kontestet e shumta, në fillim të dhjetorit ishte arritur mirëkuptim për këtë paketë ndërmjet KE-së, PE-së dhe KiE-së. Tani tekstet llegjislative janë bllokuar deri në shpalljen e rezultateve nga kontrollimi suplementar dhe tani për tani nuk është e qartë sa kohë do të vazhdojë ai. Me siguri Bullgaria dhe pesë shtetet e tjera më të prekura kanë ndër mend të ngrenë padi kolektive në Gjykatën e BE-së në lidhje me klauzolat “diskriminuese” në paketën “Mobiliteti”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD