Buxheti i Bullgarisë për vitin 2020 e vë aksentin për vit të radhës mbi shtimin e rrogave në sektorin publik dhe mbi politikën për një rritje më serioze të rrogave të mësuesve, të cilat do të dyfishohen në kuadrin e mandatit katërvjeçar të qeverisë.
Ndonjë farë politike tjetër të madhe, në lidhje me buxhetin e ri, nuk ka, me përjashtim të futjes së mundshme të sistemit të pagimit-toll, gjë e cila do të sjellë të ardhura më të shumta për thesarin e shtetit, në qoftë se aplikohet gjatë vitit të ardhshëm. Reformat e tjera, të cilat janë të lidhura me shpenzimet, po vonohen. Është mirë të bëhen reforma në vitet e mira, kur ka para dhe tepricë, rekomandon në intervistën e tij për Radio Bullgarinë ekonomisti i lartë Petër Ganev nga Instituti për Ekonominë e Tregut dhe shton:
Shëndetësia është një nga sistemet, ku sipas meje është hendeku më i madh i reformave, pasi qe bërë një hap për të ndryshuar drejtimin e monopolit të fondit të sigurimit shëndetësor, të hyjnë fonde private dhe në ndonjë farë mënyre të merren parasysh preferencat e konsumatorëve. Por, kjo reformë mbeti vetëm si njëfarë urimi përpara më shumë se 1 viti dhe asgjë nuk ndodhi. Në ndryshim nga arsimi, ku ka një rregullore të re ligjore dhe rrogat ngrihen, në shëndetësi nuk po ndodh asgjë si novitet, përveçse se rritet buxheti i fondit të sigurimit shëndetësor, por pa ndonjë përmirësim të shërbimit dhe pa u zgjidhur problemi me rrogat e specialistëve mjekësorë, mes të cilëve shikojmë se po vazhdon të ketë tension. Menaxhimi i sistemit është i tillë se madje të rriten paratë, ato nuk arrijnë tek specialistët. Sferat e tjera problematike janë administrata dhe dikasteret e zbatimit të ligjit. Tani paratë nga teprica përsëri i janë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me fjalë të tjera, të njëjtat sisteme në fund të vitit marrin para nga teprica buxhetore.
I balancuar - i tillë është buxheti i shtetit për vitin 2020, për herë të parë prej 11 vjetëve e këtej. Me fjalë të tjera, të ardhurat buxhetore gjatë vitit të ardhshëm do të jenë të barabarta me shpenzimet:
Kjo është një pasojë logjike e kornizës afatmesme buxhetore, për shkak të rregullave të cilat i respektojmë në Evropë sa i përket buxhetit - sqaron ekonomisti.Kjo kornizë afatmesme nga pikëpamja e bilancit fiskal respektohet në mënyrë shumë të përpiktë. Përpara disa vjetëve qeveria parashikoi pakësimin e deficitit me 0.5% nga produkti i brendshëm bruto në vit. Filluam me 2% deficit buxhetor. Sivjet është 0.5% dhe gjatë vitit 2020 do të bëhet 0.
Instituti për Ekonominë e Tregut propozon që 20% nga të ardhuratnga tatimi i të ardhurave të personave fizikë të transferohen automatikisht në bashkitë, gjë e cila do të fuste në to një resurs prej afro 400 milionë eurove në vit. Sipas ekspertëve nga Instituti një masë e ngjashme do të dyfishojë të ardhurat në bashkitë bullgare dhe nuk do të nevojitet një ngritje e taksave lokale. Ky debat nuk do të pushojë dhe mendoj se kryetarët e rinj të bashkive do të flasin mbi temën shumë aktivisht. Shpresoj që ky propozim të ndodhë shpejt,komenton Petër Ganev. Çfarë idesh të tjera nga buxheti alternativ i Institutit për Ekonomi të Tregut do të donte të shikonte z. Ganev në planet e ardhshme financiare të shtetit?
Do të doja të shikoja një decentralizim financiar dhe ndryshim në sistemin e shëndetësisë. Do të doja të shikoja po kështu dhe pakësim të çmimit të ndonjë takse, madje dhe të disa taksave të vogla-qoftë kjo mbi interesat, qoftë kjo mbi tregtarët e vetëm, më në veçanti në sfondin e asaj, që tani bashkitë ngrenë disa nga taksat lokale. Gjatë 10 vjetëve të fundit nuk ka pasur pakësim të tatimeve në Bullgari. Kishte hapësirë fiskale për të ulur disa nga taksat, por përsëri nuk ka një konsensus politik në këtë drejtim.
Ajo të cilën ne e planifikojmë në buxhetin tonë alternativ, përfshin masat për një tatim më të ulët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..