Sipas 68 për qind prej sipërmarrësve në Bullgari pengesa më e madhe është mungesa e krahut të kualifikuar të punës. Në një sondazh për klimën e biznesit gjatë vitit 2019 të zhvilluar ndër përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë pengesa kryesore është burokracia – 60 për qind, dhe korrupsioni 59 për qind. 80 për qind e afaristëve nuk duan që të paguajnë 3 ditët e para prej raportit mjekësor të punonjësve të tyre, ndërsa 63 për qind duan lehtësim të procedurave për tërheqjen e punonjësve nga vende të treta. Sa i përket aderimit të vendit në eurozonë ka një lëkundje të madha në rrethet afariste. 41 për qind e përkrahin, 39 për qind janë kundër, ndërsa 20 për qind kanë vështirësi për t’i vlerësuar pluset dhe minuset.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..