Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata bamirëse me shitjen e bredhave të Vitit të Ri

Foto: BGNES

10 000 bredha të vitit të ri janë pjesë e fushatës bamirëse të Ministrisë së Bujqësisë “Mbjell shpresë”. Ato mund të blihen në 38 vende në Bullgari, kurse në Sofje do të shiten para godinës së Ministrisë së Bujqësisë. Pesë leva nga çmimi i secilës peme do të dhurohen për kauzën e fondacionit “Dua bebe” – në përkrahje të familjeve me probleme të lidhura me shëndetin reproduktiv. Sipas të dhënave të fondacionit  numri i këtyre familjeve në Bullgari është 145 mijë. Kjo është fushata e tretë e tillë. Në edicionet e saj të mëparshme janë blerë 4 mijë bredha. Gjatë pranverës së vitit të ardhshëm pemët e fushatës do të mbillen ne “parqe të shpresës”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD