Kryetari i Komisionit Parlamentar të Transportit Halil Letifov e quajti të papranueshme për Bullgarinë marrëveshjen paraprake mes institucioneve evropiane për paketën “Mobiliteti” të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Bullgaria dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të ngrenë padi në Gjykatën e BE-së, në qoftë se pakoja “Mobiliteti” miratohet përfundimisht, deklaroi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Sipas Bullgarisë tekstet e miratuara janë diskriminuese dhe joproporcionale dhe janë në kundërshtim me politikën e shpallur të Komisionit të ri Evropian për nivele më të ulëta të emisioneve të dyoksidit në ajër.
Paketa “Mobiliteti” do të prekë 120 000 bullgarë, që punojnë në degën e transportit.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..