Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë popullore bullgare do të tingëllojnë në koncertet festive në Rusi

Foto: @choirboryana

Nesër kori popullor i grave “Borjana” nga qyteti Plovdiv me drejtues Nikollaj Gurbanov niset për një turne të shkurtër në Rusi. Grupi do të realizojë 3 koncerte, në të cilat merr pjesë dhe një nga solistet që është këngëtarja e njohur e krahinës së Stranxhës Zllatka Stavreva e cila jeton në qytetin Kiten, bashkia Primorsko. Prej saj mësojmë më shumë hollësi për shfaqjet e ardhshme:

Vendi ynë mori ftesë që një delegacion kulturor bullgar të vizitojë Rusinë dhe të marrë pjesë në koncertet festive në lidhje me ditët e Shën Kollit (sipas stilit të vjetër) në teatrin “Llomonosov” në qytetin Arhangellsk (Pomorskie guljania të Nikollu Zimnego”). Mikpritës janë muzikantët nga Kori Shtetëror Akademik Verior Popullor Rus me drejtuese të përgjithshme artistike Svetllana Ignatieva, artiste e merituar e Rusisë. Kori është me një histori 90 vjeçare, është i përbërë prej zërave të shkëlqyer të grave dhe mes pjesëmarrësve tradicionalë  në festivalin e Pashkëve në Moskë, drejtor artistik i të cilit është Valerij Gjeorgjiev.


Vizita jonë në Rusi është nga data 14 deri më 17 dhjetor, dy koncerte do të kemi në Arhangellsk. Pas kësaj do të ketë një në qytetin Novodvinsk, i cili është nën titullin  “Novodvinskut me dashuri”, dhe një në qytetin Severodvinsk.  Delegacionin tonë e kryeson profesoresha Sevdalina Toromanova, kryetare e Këshillit Bashkiak në qytetin Burgas. Kori popullor i grave “Borjana” është një formacion i ri vokal, i cili interpreton një folklor autentik dhe të përpunuar. Repertori i korit është i përbërë prej krijimeve të kompozitorëve tanë të njohur Krasimir Kjurkçijski, Stefan Mutavçiev, Ivan Spasov, Filip Kutev, Kirill Stefanov.

Kori popullor i grave “Borjana”

Në programin, të cilin e kanë përgatitur për Rusinë, janë përfshirë këngë nga të gjitha krahinat folklorike të vendit tonë. Themelues i korit “Borjana” është Nikollaj Gurbanov - kryetar i Bashkimit Folklorik Bullgar të Rinisë. Ai është autor i mbi 50 veprave  për kor popullor dhe mbi 100 përpunimeve  të këngëve popullore dhe melodive instrumentale. Unë do të paraqitem me një folklor autentik nga krahina e Stranxhës.

Që të gjithë të cilët e njohin muzikën popullore bullgare, me siguri kanë dëgjuar këngët e Zllatka Stavrevës. Dekada me radhë ajo e gërsheton karrierën e saj solo me një veprimtari aktive pedagogjike. Punon në mënyrë të palodhur për zhvillimin e talenteve të reja në bashkinë Primorsko. Ajo është dhe themeluese e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Qaforja e Atlimanit”, i cili gjatë vitit 2020 do të zhvillohet për herë të nëntë. Ajo ka lindur në zemër të krahinës folklorike të Stranxhës – fshati Kosti, aty ku janë ruajtur këngët e vjetra popullore, kurse nestinarët  /valltarë të cilët luajnë mbi prush/ dhe sot po e realizojnë ritin e vet magjik të zjarrtë. “Tudoro, Tudoro” – është një nga këngët e cila është e lidhur me traditën e nestinarëve dhe do të tingëllojë dhe në koncertet e ardhshme në Rusi.

Zllatka Stavreva

Zonja Stavreva tha po kështu se do t’u transmetojë mikpritësve nga kori akademik shtetëror Verior Popullor Rus një përshëndetje të posaçme nga kryetari i bashkisë i qytetit Primorsko doktor Dimitër Germanov dhe ftesë për pjesëmarrje në botimin e nëntë të festivalit Ndërkombëtar folklorik “Qaforja e Atlimanit”. Ndaj muzikantëve bullgarë do të bashkohet dhe docentja Donna Mihajllova - laureatë e konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagoge  në institutin “Ipolitov-Ivanov”, soliste e orkestrës “Gusljarëj Rossii” nga Moska. Donna Mihajllova  është një këngëtare koncertesh, studiuese dhe pedagoge në fushën e folklorit.  Prej viteve ajo është anëtare e jurisë së “Qafores së Atlimanit” dhe është  një ambasadore simbolike e bashkë unitetit krijues midis Rusisë dhe Bullgarisë. Donna është trashëgimtare e një fisi të bullgarëve besarab dhe është mbartëse e traditave të këngëve të cilat i ka trashëguar nga të afërmit e saj. Ajo do të marrë pjesë në koncertet si soliste e korit popullor të grave “Borjana”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD