Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Sava Dimitrov-i riu: “Shkolla bullgare e klarinetës po vazhdon të formojë profesionistë të shkëlqyer”

Foto: @savadimitrovclarinet

Sivjet u mbushën 100 vjet nga lindja e profesorit Sava Dimitrov dhe kjo është arsyeja për organizimin e disa ngjarjeve kulturore. Siç u bë e qartë përpara disa ditëve – në emër të profesorit të respektuar ishte  themeluar një konkurs ndërkombëtar. Të shumta janë meritat e tij në ndërtimin e shkollës bullgare të klarinetës, duke përfshirë ndërrimin e të ashtuquajturit sistem gjerman me sistemin e ri “Boehm”, i cili ofron mundësi shumë më të mëdha për interpretuesin. Çdo gjë fillon aty gjatë vitit 1947, kur profesori Sava Dimitrov përfundon Akademinë Muzikore në Sofje dhe niset për specializim në Çeki.

Deri në këtë moment ai ka ekzekutuar në një instrument gjerman, dhuratë nga bashkatdhetarët e tij nga qyteti Popovo. Të vendosur të përkrahin të riun të talentuar, ata kanë organizuar një koncert bamirës dhe me paratë e grumbulluara i kanë blerë klarinetë dhe saksofon dhe me to Sava Dimitrov ka ardhur në Sofje, që të mësojë – tregon nipi i tij profesor Sava Dimitrov, i cili aktualisht është dekani i Fakultetit Instrumental  në Akademinë Muzikore Kombëtare dhe pedagog në klarinetë.

Pasi në Çeki është njohur me sistemin e ri, ai ka filluar punë këmbëngulëse për krijimin e një repertori pedagogjik, përmes të cilit e implementon këtë sistem. Pastaj ka botuar një punim unik – një varg prej fletoreve muzikore të cilat përfshijnë të gjitha vështirësitë teknike deri tek shfaqjet e koncerteve, ku çdo një duhet  të tregojë individualitetin e vet. Materiali është menduar shumë mirë dhe është renditur mirë, diçka më shumë – në një pjesë prej tij hyjnë elemente nga muzika jonë folklorike, ritmet karakteristike dhe meloditë, të cilat  na dallojnë nga të gjithë kombet e tjera. Duke ndjekur këto mësime, mund të bëhesh një interpretues në të vërtetë i mirë. Kurse arritjet më të larta janë çështje të një ambicieje nga ana e nxënësit dhe të pedagogut. Shkolla e tij në klarinetë është khmerisht /për Kamboxhian/ e të tjera. Për mua ishte një kënaqësi dhe privilegj të isha nxënës i gjyshit tim në Akademi, kurse pas kësaj - i babait tim, i cili e ka trashëguar si pedagog dhe nga i cili  në radhë të vet unë e mora përsipër punën. Gjyshi  im asnjëherë nuk i ka lejuar vetes të dallojë nxënës të vet të veçantë, ai i shikonte klarinetistët si një familje, në të cilën që të gjithë e ndihmojnë njeri-tjetrin, që të bëhemi më të mirë. Kuptohet, mes nxënësve të tij ka qenë dhe të tillë, të cilët kanë fituar një njohje të madhe nëpër botë. Këtu duhet të përmendim profesorin Petko Radev –një nga nxënësit e tij të parë, një interpretuesi ynë i njohur, i cili ka fituar dekoratat e para në të gjitha konkurset e mëdha, të asaj kohe, kurse pas kësaj vite të gjata ishte klarinetisti i parë në Shkallën e Milanos. Nxënësit e tij të talentuar janë të shumtë. Përfaqësues të shkollës sonë kanë gjetur realizim nëpër të gjithë botën - Kubë, Kamboxhia, Venezuelë dhe vende të tjera të Amerikës Latine, ku dhe deri më sot mësojnë në bazë të shkollës të krijuar nga gjyshi im.

Në fund të muajit nëntor profesori Sava Dimitrov-i riu organizoi dhe mori pjesë si interpretues në koncertin e kushtuar përvjetorit.

Emri i profesorit gjithmonë ka qenë një forcë tërheqëse. Ftova interpretues të cilët e ruajnë shumë fort përkatësinë e vet ndaj shkollës së gjyshit tim. Ftova nxënës të tij nga brezat e ndryshme. Që të gjithë dëshironim të nderonim kujtimin e tij, duke prezantuar “Grand duo” nga Veberi, “Sonatën e parë” të Bramsit dhe Sonatën për klarinetë dhe piano të Sen-Sans (Saint-Saëns). Përveç se janë shembullore për repertorin e klarinetës, ato qenë të dashura të profesorit. Çdo një prej nesh zgjodhi nga një pjesë nga këto krijime, të cilën e ka punuar më shumë me të.


Treguam një unitet në të menduarit dhe kjo është më e rëndësishmja në zhvillimin e një shkolle. Mendoj se shkolla bullgare është nga ato shkolla, të cilat jo vetëm se i interpretojnë sa më drejtë veçoritë e stilit të krijimeve, por tregojnë rrugën e drejtë për arritjen e suksesit. Vetëm përmes disiplinës së rreptë dhe besimit në rrugën e zgjedhur nga i dituri , i padituri mund të arrijë rezultate – dhe këtë e mësova nga mësuesit e mi.

Profesori Dimitrov shprehu dhe shqetësim nga fakti se në këtë moment profesioni i muzikantit nuk është tërheqës. Sistemi i arsimimit nuk ka ndryshuar, ka pedagogë të shkëlqyer, por perspektiva përpara studentëve të cilët i përfundojnë studimet e tyre fare nuk është e mirë, niveli i pagesës nëpër orkestrat është fyerës. Nga ana tjetër nuk ka asnjë pritje shtetërore, asnjë festë kombëtare ose ndonjë shkak zyrtar, në të cilin të mos të tingëllojnë interpretimet e solistëve tanë të shkëlqyer nga grupet dhe orkestrat korale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Zdravko Petrov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD