Historianët e Maqedonisë së Veriut ndërprenë përkohësisht punën e Komisionit të Përzier Bullgaro-Maqedonas mbi çështjet e diskutueshme historike dhe arsimore. Për vështirësitë në punën e Komisionit para Radio Bullgarisë na tregoi bashkëthemeluesi i tij nga pala bullgare, historiani dhe diplomati prof. dr. Angell Dimitrov.
Kishte një komision ndërqeveritar, i cili vendosi që në fund të vitit duhet të arrihen rezultate të veçanta. Ne jemi shumëlarg qëllimeve të vendosura dhe realitetit. Vlerësimi im është i pakënaqshëm, sidomos për këtë vit, sepse ka një ndryshim shumë të madh të qëndrimit të kolegëve ndaj punës së Komisionit, ndaj kuptimit të tij, në këtë lidhje edhe ndaj Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë.
A ka lidhje midis pozitës së kolegëve tuaj maqedonas dhe vetos së vendosur nga Franca mbi bisedimet për zgjerimin e BE-së.
Jo, nuk mendoj. Në takimin e katërt në fillim të këtij viti u arritën rezultatet më të mira. Komisioni i përbashkët ra dakord se është mirë që shtetet të shënojnë së bashku festën e Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi(krijuesit e alfabetit sllav), se 24 maji në përgjithësi është një festë bullgare, se duhet të nderohen me festa figura të shquara nga Mesjeta, si Shën Klementi i Ohrit dhe Shën Naumi, se mbreti Samoil është udhëheqës bullgar. Kur iu afruam epokës bashkëkohore dhe Goce Dellçevit, atëherë filloi një ndryshim i qëndrimit të tyre. Goce Dellçev në të vërtetë është një figurë e shquar, e cila i bashkon dy shtetet tona. Por, siç duket, kolegët tanë nuk mund të kuptojnë se pse duhet të bëhen disa korrigjime në interpretimin e fakteve nga ana e tyre.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski gjithashtu ngriti këtë temë, duke shënuar se është mirë që Komisioni të tërheqë ekspertë ndërkombëtare.
Kjo është një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk duhet të ketë ndërhyrje të jashtme. Unë personalisht mendoj se nuk ka specialistë të shquar nga vendet fqinje, të cilët mund të vijnë dhe të ulen bashkë me ne nga pozita e tyre e mentorëve. Në qoftë se ti dyshon në njohuritë e veta dhe në mundësinë se mund ta bindësh palën tjetër me argumente shkencore se e ke të drejtën, ky për mendimin tim është një problem i madh.
Cilat janë pritjet tuaja për punën e Komisionit gjatë vitit 2020?
Në mbledhjen e fundit kolegët tanë vendosën pa pasur parasysh pozitën tonë se puna duhet të ndërpritet,që të mos pengohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Deri tani ata këmbëngulnin se janë duke punuar pa presion politik. Tani papritmas doli se puna e Komisionit është një problem i politikës së brendshme. Për ne kjo nuk është e argumentuar dhe është e papranueshme. Në këtë situatë të paqartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vështirë të themi se kur do të rimëkëmbet puna e Komisionit. Në varësi të rezultateve zgjedhore mund të presim një gjallërim të lehtë dhe kthim drejt fazës fillestare të punës sonë, ose do të jemi dëshmitarë të një bllokimi përfundimtar që do të jetë një sinjal shumë i keq për qëndrimin ndaj Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë.
Bën përshtypje se pozita që mbrojnë ekspertët bullgarë në Komision e ka përkrahjen e tërë spektrit politik në Bullgari. A shpresoni se kjo përkrahje do të mbetet edhe në të ardhmen, a mendojnë në Shkup se mund të ketë ndryshim të pozitës bullgare?
Unë e njoh shumë mirë jetën në vendin tonë fqinj. Desha t’ju them se atje mendohet se “Bullgaria nuk do të na vështirësojë” dhe kjo është e vërtetë, sepse ne nuk kemi dëshirë të tillë. Por ka përfytyrime se ndokush mund ta detyrojë përsëri Bullgarinë që të jetë dakord me gjithçka që vendoset në Shkup. Sigurisht që kjo nuk mund të ndodhë. Unë jam i bindur se përkrahja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut do të mbetet, siç tashmë po finalizohet anëtarësimi i saj në NATO, sepse pjesëmarrja e fqinjit tonë në këto struktura do të çojë në ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, nga ana tjetër në periudhën kur bëhen hapat përpara në integrimin evropian të vendit ne do të kemi kërkesa të larta për zbatimin e Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë. Krijimi i marrëdhënieve të vërteta miqësore dhe fqinjësore është një imperativ. Ne nuk duhet të harrojmë se në Bullgari ka ndoshta rreth 1 mln bullgarë, të cilët kanë në rrënjat e tyre diçka të përbashkët me Maqedoninë. Kështu qe është shumë e rëndësishme të dihet se në këtë regjion sizmik nga pikëpamja politike kjo është një prej garancive më të mëdha për krijimin e më shumë sigurie dhe të mundësive të shumta për prosperitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..