Përfaqësues të tetë kompanive amerikane vizituan Bullgarinë për të zhvilluar 70 takime në ndërmarrje bullgare. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet profilit të saj në Facebook Ambasada e ShBA-së në Sofje.
Afaristët kanë marrë pjesë dhe në një forum, kushtuar problemeve të industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike, të organizuar nga Asociacioni i Biznesit të Evropës Qendrore dhe të SHBA-së. Në të morën pjesë dhe disa ministra nga kabineti bullgar.
U bë e qartë se kompani amerikane si “Lockheed Martin”,“Northrop Grumman”, “Oshkosh Defense”, Textron dhe IBM interesohen për prodhim të përbashkët të armëve dhe të teknikës luftarake në uzinat bullgare dhe për pjesëmarrje në tenderë për furnizim të armëve dhe teknikës luftarake për Ushtrinë Bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme do të kërkojë ndihmën e biznesit amerikan në fushën e kontrollit të komunikacioneve dhe ndjekjes në implementimin e rrjetit 5G.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..