Më 6 dhjetor në skenën e operës së Sofjes, për herë të parë tek ne do të prezantohet shfaqja muzikore “Të mjerët”. Historia emocionuese nga romani më i njohur i Viktor Hygoit është rikrijuar shumë herë në produkte teatrale, televizive dhe kinematografike. Libri është shkruar në vitin 1862. Gjatë vitit 1978, kompozitori Claude-Michel Schönberg ka shkruar muzikë në bazë të romanit të Hygoit, e cila hyn në një album, bashkë me vjersha të Alain Boublil. Më vonë të dy e përpunojnë konceptin e albumit në formën e një krijimi muzikor dhe skenik, i cili bëhet jashtëzakonisht i njohur. E quajnë shfaqja muzikore më e mirë e të gjitha kohërave. Shfaqja e parë e veprës “Të mjerët” është në Paris gjatë vitit 1980. Pasojnë shfaqje në Londër dhe Nju Jork, kurse ajo bëhet më e njohura për dhjetëvjeçarë të tërë me radhë. Paraqitja e saj në Bullgari është planifikuar relativisht vonë pas këtyre premierave, por janë të domosdoshme vite të tëra derisa të bëhet fakt.
Akademiku Pllamen Kartallov, drejtori i operës së Sofjes dhe regjisori i spektaklit tregon se çfarë është për të premiera e ardhshme:
Një ringjallje të një ideje, për realizimin e së cilës erdhi koha e saktë. Producenti Cameron Mackintosh i dha të drejtat akoma gjatë vitit 1987. Lidhëm marrëveshje dhe filluam dëgjimin e madh. U paraqitën mbi 200 këngëtarë nga e gjithë Bullgaria-këngëtarë të operës, të operetës, këngëtarë pop, aktorë të filmave dhe aktorë teatral. Zgjodhëm të dyja grupet, por nuk mundëm të gjejmë para për mikrofonat specialë. Sot tingëllon pak qesharake... Sikurse atëherë ne i dolëm përpara kohës. Dekada të tëra më vonë, mund të them se, jam shumë i lumtur nga puna me artistët e mi-këngëtari i muzikës pop Orlin Pavllov /në rolin e Zhaverit/, aktori dhe muzikant Vlladimir Mihajllov /në rolin e Zhan Valzhanit/ këngëtarja xhaz dhe pop Vesella Dellçeva /në rolin e Fantinit/, aktori Nikollaj Sotirov /në rolin e Peshkopit/, e reja e shkëlqyer dhe e talentuar Ani Vutova /në rolin e Kozetës/. Janë shumë... Në qoftë se unë vetë do të duhet të zgjedh një personazh, të cilin do të duhet ta luaj, mbase ky do të ishte Zhan Valzhani – një rol shumë emocionues. Pavarësisht se në punë si drejtor shpesh bëhem një Zhaver i vërtetë, i cili është shumë i përpiktë sa i përket disiplinës dhe ligjit...
Ja sesi këngëtari i njohur pop Orlin Pavllov e shikon pjesëmarrjen e vet në shfaqjen “Të mjerët”:
Një sfidë e madhe është të jesh në skenën e operës dhe të baletit të Sofjes. Për herë të parë punoj me maestro Kartallovin, në përgjithësi për herë të parë punoj me një regjisor të operës. Ky është produkti më i madh muzikor, të cilin mund ta shikojmë në Bullgari. Kaluam përmes një kastingu mjaft të rëndë, materiali për tu kënduar po kështu është i vështirë. Mendoj se, zgjedhja e të dyja grupeve është me të vërtetë e mirë dhe publiku do të ketë momente të shkëlqyera. Unë luaj Zhaverin dhe kjo është edhe një sfidë tjetër përpara meje. Zhaveri mendon, se ai është instanca kryesore, kryeprokurori dhe gjykatësi, një njeri i pashpirt, qëllimi i të cilit është të fusë rregulla dhe të ndjekë heroin Zhan Vallzhan. Ky është një anti-hero. Në një moment ai thyhet, sepse e shikon se ish i dënuari ka zemër, ka fisnikëri... Kjo e çorodit, e çekuilibron deri në shkallë të tillë se ai e vret veten. Detyra ime është të jem personazhi i errët, i keqi, i rrepti... Është shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i tillë në jetë. Është shumë e dobishme puna ime me regjisorin Kartallov, me dirigjentin Igor Bogdanov, me Svetosllav Llazarovin, i cili punon mbi përgatitjen tonë muzikore, me të gjithë të cilët kontribuuan për realizimin e këtij spektakli të shumëpritur.
Interesi i publikut është shumë i madh, prandaj le të themi se gjatë muajit dhjetor do të shikojmë përgjithësisht 7 shfaqje të “Të mjerëve”, akoma gjashtë të tjera do të zhvillohen gjatë muajit të parë të vitit 2020.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..