Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Putini është i pakënaqur se Bullgaria po e vonon gazsjellësin deri në Serbi

Vladimir Putin
Foto: BGNES

Bullgaria po e vonon qëllimisht zgjatjen e “Rrymës Turke” në territor të vet, tha presidenti rus Vladimir Putin. Rusia  do të gjejë mundësi të tjera për realizimin e “Rrymës Turke”, në qoftë se Bullgaria nuk do, paralajmëroi Putini. Ministria bullgare e Energjetikës refuzoi të komentojë deklaratën. Sipas ekspertëve Putini është i informuar keq, sepse vonimi i gazsjellësit përmes territorit bullgar është për shkak të ankesës së një firme ruse, e cila kundërshtoi tenderin e ndërtimit. Pavarësisht nga kjo Bullgaria i respekton afatet e marrëveshjes dhe çdo ditë ndërtohen nga 4 deri më 5 kilometra nga tubacioni. Pritet që deri më 4 muaj të përfundojë e gjithë traseja deri në kufirin bullgaro-serb, që është rreth 400 kilometra.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD