Bullgaria po e vonon qëllimisht zgjatjen e “Rrymës Turke” në territor të vet, tha presidenti rus Vladimir Putin. Rusia do të gjejë mundësi të tjera për realizimin e “Rrymës Turke”, në qoftë se Bullgaria nuk do, paralajmëroi Putini. Ministria bullgare e Energjetikës refuzoi të komentojë deklaratën. Sipas ekspertëve Putini është i informuar keq, sepse vonimi i gazsjellësit përmes territorit bullgar është për shkak të ankesës së një firme ruse, e cila kundërshtoi tenderin e ndërtimit. Pavarësisht nga kjo Bullgaria i respekton afatet e marrëveshjes dhe çdo ditë ndërtohen nga 4 deri më 5 kilometra nga tubacioni. Pritet që deri më 4 muaj të përfundojë e gjithë traseja deri në kufirin bullgaro-serb, që është rreth 400 kilometra.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..