Para pesë vitesh të gjitha shtetet anëtare e morën përsipër angazhimin që shpenzimet për mbrojtje të rriten, por kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe efektive. Dhe kriteri sasior nuk duhet të jetë matësi i vetëm, tha presidenti Rumen Radev me të mbërritur për mbledhjen e Këshillit të Atlantikut Verior në kuadrin e Samitit dyditor të NATO-së në Londër. Sipas tij është me rëndësi se si mjetet e investuara transformohen në aftësi mbrojtëse. Ai bëri apel që Samiti i NATO-së të kontribuojë për konsolidimin e unitetit dhe për rritjen e sigurisë, ndërsa mbi kontradiktat ekzistuese të zhvillohet një debat konstruktiv.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..