Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simfonia e Parë nga Petko Stajnovi do të tingëllojë për herë të parë që prej gjysmë shekulli e këtej

Muzikantë të njohur nga Filarmonia e Sofjes si dhe talent të rinj nga Filarmonia “Pionier” sot do të mbajnë një koncert në Sallën “Bullgaria” nën moton “Sup më sup”. Prej disa vitesh të dy orkestrat realizojnë bashkë programe interesante. Kësaj here në afishen  është Koncerti për violinë dhe orkestër nga Çajkovski me solist  Filip Filipov dhe Simfonia numër 1 nga Petko Stajnovi. Dirigjent është Hristo Hristovi, i cili prej disa muajve punon me orkestrën e të rinjve. Ky do të jetë dhe koncerti i tij i parë si dirigjent i  Filarmonisë “Pionier”. Koncerti i kompozitorit rus është një nga veprat simfonike të ekzekutuara më shpesh. Sa i përket simfonisë nga klasiku bullgar, duhet të themi se ajo është pak e njohur edhe nga specialistët. Sipas organizatorëve, nuk është ekzekutuar më shumë se gjysmë shekulli. Incizimi i fundit i regjistruar në Radion Kombëtare Bullgare është nga 70 vjetori i kompozitorit.

Ja dhe pak histori: Petko Stajnovi e përfundon krijimin e veprës gjatë vitit 1945-kur është pothuajse 50 vjeç. Përpara kësaj ai ka grumbulluar një përvojë serioze në fushën e muzikës korale, madje mbetet në historinë tonë si themeluesi i baladës korale. Deri në mesin e viteve 40 të shekullit të 20 ka krijuar dhe vepra jo të pakta për orkestër simfonike - “Skerco Simfonike”, uverturën “Ballkan”, poemat “Legjenda” dhe “Trakia”, suitën “Prikazka” /përralla/ dhe suitën jashtëzakonisht të njohur “Vallëzimet e Trakisë”. Suita e fundit është një nga kompozimet e tij të para pasi mbaroi konservatorin në Drezden dhe u kthye në qytetin e lindjes Kazanllëk. “Vallëzimet e Trakisë” ose pjesa të veçanta prej tyre janë pjesë nga repertori i të gjitha orkestrave bullgare, përfshi dhe të Filarmonisë “Pionier”. Me të muzikantët e rinj shumë herë kanë fituar duartrokitjet e publikut tek ne dhe jashtë vendit. Akoma që nga koha, kur në pult qe profesori Vlladi Simeonov - një dirigjent dhe pedagog i njohur bullgar, i cili e ka themeluar filarmoninë e të rinjve dhe të adoleshentëve gjatë vitit 1952. Pa lënë pas dore dhe koncertin solo, i cili do të tingëllojë në ekzekutim të një violinisti të talentuar dhe të suksesshëm, prania e Simfonisë së Parë nga Petko Stajnovi në program është një ngjarje e vërtetë. “Vepra është madhështore, tingëllimi është bullgar - si melodi dhe si organizim ritmik. Ia vlen të dëgjohet”-pohon docenti Aleksandër Peshev, drejtor artistik i Filarmonisë “Pionier”.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD