Muzikantë të njohur nga Filarmonia e Sofjes si dhe talent të rinj nga Filarmonia “Pionier” sot do të mbajnë një koncert në Sallën “Bullgaria” nën moton “Sup më sup”. Prej disa vitesh të dy orkestrat realizojnë bashkë programe interesante. Kësaj here në afishen është Koncerti për violinë dhe orkestër nga Çajkovski me solist Filip Filipov dhe Simfonia numër 1 nga Petko Stajnovi. Dirigjent është Hristo Hristovi, i cili prej disa muajve punon me orkestrën e të rinjve. Ky do të jetë dhe koncerti i tij i parë si dirigjent i Filarmonisë “Pionier”. Koncerti i kompozitorit rus është një nga veprat simfonike të ekzekutuara më shpesh. Sa i përket simfonisë nga klasiku bullgar, duhet të themi se ajo është pak e njohur edhe nga specialistët. Sipas organizatorëve, nuk është ekzekutuar më shumë se gjysmë shekulli. Incizimi i fundit i regjistruar në Radion Kombëtare Bullgare është nga 70 vjetori i kompozitorit.
Ja dhe pak histori: Petko Stajnovi e përfundon krijimin e veprës gjatë vitit 1945-kur është pothuajse 50 vjeç. Përpara kësaj ai ka grumbulluar një përvojë serioze në fushën e muzikës korale, madje mbetet në historinë tonë si themeluesi i baladës korale. Deri në mesin e viteve 40 të shekullit të 20 ka krijuar dhe vepra jo të pakta për orkestër simfonike - “Skerco Simfonike”, uverturën “Ballkan”, poemat “Legjenda” dhe “Trakia”, suitën “Prikazka” /përralla/ dhe suitën jashtëzakonisht të njohur “Vallëzimet e Trakisë”. Suita e fundit është një nga kompozimet e tij të para pasi mbaroi konservatorin në Drezden dhe u kthye në qytetin e lindjes Kazanllëk. “Vallëzimet e Trakisë” ose pjesa të veçanta prej tyre janë pjesë nga repertori i të gjitha orkestrave bullgare, përfshi dhe të Filarmonisë “Pionier”. Me të muzikantët e rinj shumë herë kanë fituar duartrokitjet e publikut tek ne dhe jashtë vendit. Akoma që nga koha, kur në pult qe profesori Vlladi Simeonov - një dirigjent dhe pedagog i njohur bullgar, i cili e ka themeluar filarmoninë e të rinjve dhe të adoleshentëve gjatë vitit 1952. Pa lënë pas dore dhe koncertin solo, i cili do të tingëllojë në ekzekutim të një violinisti të talentuar dhe të suksesshëm, prania e Simfonisë së Parë nga Petko Stajnovi në program është një ngjarje e vërtetë. “Vepra është madhështore, tingëllimi është bullgar - si melodi dhe si organizim ritmik. Ia vlen të dëgjohet”-pohon docenti Aleksandër Peshev, drejtor artistik i Filarmonisë “Pionier”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..