Kthimi i maunave pa ngarkesë, të cilin shoferët do të jenë detyruar ta bëjnë çdo 4 javë për të kaluar pushimin e tyre të detyrueshëm në vendin e regjistrimit të kompanisë së transportit do t’i rritë emetimet e gazeve me efekt serrë 3% për sektorin evropian të transportit ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazlkov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Transporti është një sektor me rëndësi primare për ekonominë bullgare. Numri i automjeteve të rënda të regjistruara në vend është 25 800 dhe mosha mesatare e tyre është 3 vjet. Të gjitha këto kamionë dhe makina do të duhet të kalojnë tërë territorin e Evropës - 2000 kilometra, pa ngarkesë vetëm për shkak të dëshirës për imponimin e rregullave, të cilat janë diskriminuese për vendet që ndodhen në periferinë e Evropës, tha para homologëve të tij Zheljazkovi.Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..