Pas përfundimit të fazës së parë të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor më shumë informacion rreth situatës kërkuam nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje zonja Donika Hoxha.
“Bilanci është tragjik” – tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë dhe shpjegoi se përveç 51 viktimave të regjistruar deri tani, “afro 900 veta kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë paraqitur në spitale, rreth 45 veta janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e të gjitha vendeve fqinje, që na janë gjetur pranë, edhe pa ia kërkuar ndihmën. Mbi 1 200 shtëpi janë krejtësisht të shkatërruara, shumë pallate janë të plasaritura dhe njerëzit kanë frikë të kthehen. Diku tek 5 200 veta janë praktikisht të pastrehë dhe po jetojnë në tenda – jemi tani në fazën e vlerësimit të dëmeve.”
Në këtë moment kaq të rëndë për popullin shqiptar atë për të cilën Shqipëria ka nevojë është solidariteti. Dhe ajo e merr nga komuniteti ndërkombëtar – nga shtetet fqinjë, nga BE-ja, nga shumë vende, të cilët dërgojnë jo vetëm ndihmë humanitare, por edhe specialistë inxhinierë dhe arkitektë, të cilët vlerësojnë dëmet, psikologë për të punuar me fëmijët dhe të rriturit në mënyrë që ata të përballojnë situatën nga pikëpamja emocionale dhe të vazhdojnë jetën e tyre normalisht.
“Qeveria bullgare na ka ndihmuar që në momentin e parë - 200 mijë leva janë dhënë në ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare” – shpjegoi gjithashtu Ambasadorja, duke përmendur ndihmën humanitare të ofruar nga MPB-ja bullgare dhe Kryqi i Kuq Bullgar me tenda, batanije, çarçafë dhe materiale higjienike. “Po ashtu disa fondacione, edhe pse me shuma të vogla, kanë bërë transferta në numrat që janë hapur për solidaritet me Shqipërinë. Në këtë moment edhe një kontribut i vogël bën ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të falënderoj për një gjest të veçantë të një familjeje bullgare që jeton në Francë, të cilët ofruan shtëpinë e tyre në Bullgari për të strehuar një familje shqiptare. Këto janë gjeste të vogla, të cilat tregojnë shumë...”
Foto: dosja.al dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..