Apoteoza e shoqërisë konsumuese “E Premtja e Zezë” (Black Friday) është një traditë e huaj me të cilën u njohëm para pak kohe – jo më shumë se 6-7 vjetësh. Reagimet e bullgarëve edhe sot e kësaj dite mbeten kontradiktore. Duket se edhe tregtarët edhe konsumatorët kanë njëfarë dyshimesh sa u përket çmimeve të ulëta. Bile kishte protesta të qytetarëve kundër zbritjeve në Black Friday në të premten e fundit të këtij muaji. Sipas bullgarëve, të cilët i mohojnë zbritjet ky është një konsumerizëm i llojit më të skajshëm. “Ne nuk do të qëndrojmë para kompjuterëve në dyqanet elektronike që nga mëngjesit duke pritur zbritje për turli farë gjërash. Madje po të na pëlqejë diçka, do të duam që ta paguajmë tërë çmimin” – tha zëdhënësi i lëvizjes së re.
Por pa dyshim “E Premtja e Zezë” dhe “E Hëna Kibernetike” që vjen pas saj, fitojnë popullaritet gjithnjë e më të madh. Sivjet e Premtja e Zezë, pavarësisht se zyrtarisht është më 29 nëntor, tashmë filloi dhe në Bullgari dhe zgjat pothuaj të gjithë muajin nëntor. Tregtarët shpallën zbritje midis 40 dhe 70%. Një nga dyqanet e mëdha elektronike shpalli se për dy orët e parë të zbritjeve janë realizuar shitje për 7 mln. euro. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë vetëm një reklamë të vetë tregtarit. Por është fakt se 95% prej bullgarëve kanë dëgjuar për Të Premten e Zezë dhe dinë se çfarë është ajo. Dhe shumica prej tyre e lidhin me tregtinë online. Qendrat tregtare gjithashtu janë plotë me klientë, të cilët presin oferta mbresëlënëse. Sipas llogaritjeve të ekspertëve pritet se xhirot do të arrijnë rreth 80 mln. euro që është 1/3 më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Por duket se zbritjet e mëdha nuk janë sipas shijes së tregtarëve të vegjël, të cilët nuk mund të konkurrohen me zinxhirët e mëdhenj tregtarë për shkak të zbritjeve më të vogla, të cilat i marrin nga tregtarët me shumicë dhe nga prodhuesit – kështu ata nuk mund të ulin lirisht çmimet e tyre përfundimtare për konsumatorët.
Dhe duke folur për zbritjet e mëdha duhet thënë se ato janë arsyeja për skepticizmin dhe dyshimet e shumë bullgarëve sa i përket të Premtes së Zezë. Ata thjeshtë nuk besojnë se zbritjet e deklaruara janë reale dhe mendojnë se janë artificiale, të shpallura nga tregtarët vetëm me qëllim tërheqjen e vëmendjes. “Njerëzit më shpesh ankohen se gjatë këtyre ditëve zbritjet nuk janë të vërteta, shpjegoi Dimitër Margaritov, kryetari i Komisionit për mbrojtjen e Konsumatorëve. Ne shpesh shpjegojmë se ka shkelje të tilla dhe kjo mund të ndikojë negativisht tërë fushatën. Në fakt gjatë këtyre ditëve ne kryejmë 250-300 kontrollime dhe në 10% prej rasteve ka shkelje të ndryshme” – shtoi Margaritovi. Në fund të fundit del se shumica e tregtarëve deklarojnë çmimet e tyre në mënyrë të drejtë dhe shumë njerëz përdorin ofertat e tyre të mira. Sipas studimeve sociologjike në vigjiljen e së premtes në fjalë 73% prej bullgarëve të anketuar deklarojnë se në këtë ditë mendojnë të harxhojnë shuma të ndryshme – midis 50 dhe 400 euro. Më të kërkuara janë rrobat, teknika e bardhë, këpucët dhe kozmetika.
E Premtja e Zezë është diçka pozitive për ekonominë bullgare, sepse është një motor për rritje dhe për konsum të brendshëm. D.m.th. sa më shumë bullgarë blejnë, aq më shumë rritet Produkti i Brendshëm Bruto dhe aq më shumë vende të reja pune krijohen. Nga ana tjetër nuk mund të mos e marrim parasysh faktin se bullgarët janë evropianët me të ardhurat më të ulëta dhe aftësia jonë blerëse është relativisht e ulët në krahasim me standardet evropiane. Kjo natyrisht është pengesë për rritjen ekonomike, por edhe këtu ka tendenca pozitive gjatë disa viteve të fundit – të ardhurat e bullgarëve rritin vazhdimisht dhe relativisht shpejtë. Sipas të dhënave të ndryshme kjo rritje tejkalon 10% për vit jo vetëm për njerëzit e punësuar, por edhe për pensionistët, paratë e të cilëve çdo vit rriten 5-7%.
Përgatiti në ship: Jordanka Ivanova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..