Bisedimet trepalëshe për pakon “Mobilitet” mes Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian përfunduan pa marrëveshje. Nuk ka pajtim mes tri institucioneve në BE mbi temat më të rëndësishme prej pakos legjislative, ndër të cilat është dhe kthimi i kamionit në vendin e regjistrimit të automjetit gjatë pushimeve mujore të shoferit. Ministri bullgar i Transportit Rosen Zheljazkov bëri të ditur se Bullgaria do të ngrejë për diskutim para Gjykatës së BE-së çështjen e pakos “Mobilitet”. Eurodeputetët bullgarë komentuan para Radios Kombëtare Bullgare se paqartësitë po mbeten. Mund të ketë bisedime të reja gjatë muajit dhjetor. Angell Xhambazki tha se mungesa e pajtimit është një lajm i mirë, sepse tekstet e votuara nga Parlamenti Evropian janë të dëmshme për ekonominë bullgare dhe për interesin bullgar.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..