Niveli i sipërmarrësisë në Bullgari për periudhën 2018/2019 po rritet. 6 për qind janë bullgarët, të cilët marrin vendim për të filluar biznes të vet, tregon raporti i tretë kombëtar për Monitorimin Global të Sipërmarrësisë. Bullgaria është në vendet e para sa i përket biznesitmbi 3.5 vjeç në klasifikimin e vendeve të monitoruara në studim dhe tashmë mund të lavdërohet me sipërmarrës të pjekur, me potencial të mirë për zhvillim dhe përkrahje të ekosistemit të sipërmarrësve, theksohet në analizë. Por megjithë rritjen e aktivitetit sipërmarrës në fazën fillestare Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele më të ulëta të këtij aktiviteti. Për BE-në ai është mesatarisht 26 për qind. Vetëm në Bullgari, Poloni, Holandë dhe Spanjë ky tregues është nën 10 për qind.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..