Një ngrohtësi për shpirtin dhe një ikje nga stresi propozon Tregu gjerman tradicional lidhur me festat e krishtlindjeve në Sofje. Ai ndodhet në në Kopshtin e Qytetit, në disa metra nga Teatri Popullor “Ivan Vazov” në qendër të kryeqytetit dhe hapidyer më 22 nëntor. Pazaret me rastin e Krishtlindjeve në Evropë kanë një traditë shumëshekullore. Supozohet se i pari i këtij lloji është organizuar gjatë vitit 1384 në qytetin gjerman Bautzen, pavarësisht se për një paraardhës të tyre pranohet “Pazari i Dhjetorit” në Vjenë, i cili ekziston që nga viti i largët 1294. Më shpesh pazaret vazhdojnë rreth 40 ditësh – nga mesi i muajit nëntor deri më 24 dhjetor. Në Sofje një ngjarje e ngjashme e “ngroh” atmosferën festive të Krishtlindjeve tanimë 9 vjet.
“Gjatë vitit të ardhshëm do të festojmë një jubile 10 vjeçar. Unë jam një nga këngëtarët në program. Ju ofrojmë mundësi bullgarëve të afrohen deri tek fryma tradicionale e Krishtlindjeve të Gjermanisë dhe të Austrisë. Që të gjithë argëtohen shumë, atmosfera është shumë e këndshme. Propozojmë shtolenin karakteristik/ një bukë e ëmbël me fruta të thata/, vurste /salsiçe/ të ndryshme, bukëza të vogla, kurabie të punuara në dorë. Do të ketë verë të ngrohtë dhe punsh (pije alkoolike me fruta). Jemi kujdesur dhe për vogëlushët – ata do të mund të provojnë një punsh për fëmijët e vegjël dhe ëmbëlsira të tjera të shijshme. Babagjyshi i vitit të Ri do të jetë këtu çdo mbrëmje që të mund të dëgjojë të gjitha dëshirat e tyre festive” – tregon këngëtari austriak Armin Jan Hofman, i cili prej 5 vjetëve jeton në Bullgari, kurse që prej 3 vjetëve merr pjesë në organizimin e pazarit festiv.
Në ditët e punës program do të ketë vetëm në darkë, kurse të shtunën dhe të dielën do të propozojnë aktivitete interesante gjatë gjithë ditës. Në skenë do të shikojmë muzikantë të dashur bullgarë, këngëtarë nga shou-të e ndryshme televizive, si dhe interpretues të huaj. Këngët e njohura dhe të vjetra gjermane si dhe këngët klasike kushtuara Krishtlindjeve do të ketë çdo natë në programin muzikor. Vogëlushët do të kenë mundësi të përfshihen në interpretimet korale ose të recitojnë vjershën e tyre të dashur përpara publikut. Kuptohet, vallëzimet e ndryshme po kështu do të jenë një pjesë e pandarë nga dëfrimi.
“Shpirt i fortë, trup i shëndetshëm – kjo është më e rëndësishmja për ne. Kur shpirti yt ndihet mirë, sëmundjet qëndrojnë larg. Në tregun e Krishtlindjeve, njerëzit harrojnë për kohën, harrojnë stresin dhe përmbushen me emocione pozitive” – thotë akoma Armin Jan Hofman.
Gjendja shpirtërore me frymë festive mund të transmetohet dhe nëpër shtëpitë bullgare përmes zbukurimeve për pemën e vitit të Ri dhe për shtëpinë, të krijuara nga firmat e vogla familjare në Gjermani.
“Gjatë viteve të kaluara derisa zhvillohej tregu nuk kishte shumë ditë me dëborë, por në Sofje ka një mundësi mjaft të madhe që koha të na gëzojë. Krishtlindja e fundit me dëborë në Vjenë ishte gjatë vitit 1991, përpara shumë kohe. Përpara kësaj pothuajse çdo vit kishte dëborë, më kujtohet sesi shkonim në kishë, derisa binte dëborë. Tanimë festat e Krishlindjeve nuk janë bardha, më tepër janë të gjelbra” – tregon akoma këngëtari austriak. Pazari vazhdon deri më 21 dhjetor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESEkspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..