Qeveritarët dëgjuan propozimin e bashkive dhe apartamentet për qira afatshkurta do të përfshihen në regjistër. Ndalohet dhënia me qira e apartamenteve dhe të dhomave për periudha të shkurtra përmes platformave si Booking, Airbnb, Expedia и Facebook, në se ato nuk janë regjistruar sipas Ligjit për turizmin.
Deputetët Menda Stojanova dhe Valeri Simeonov propozuan një shtesë në Ligjin për turizmin, i cili i detyron që të gjithë personat, të cilët duan të japin pronat e tyre përmes platformave në internet të regjistrohen. Po përgatitet dhe kategorizimi për pronat e patundshme, të cilat ofrohen me qira përmes platformave elektronike dhe ato do të kenë yje ashtu si hotelet dhe shtëpitë për turistë. Shkelësit do të gjobiten.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..