Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të marrë nga 94 milionë euro për termocentral për djegien e mbetjeve komunale

Foto: sofia.bg

Komisioni Evropian ka ndarë 94 milionë euro për ndërtimin dhe eksploatimin e një centrali për prodhim të energjisë elektrike dhe të energjisë së ngrohjes, të marrë nga mbetjet shtëpiake në Sofje, të cilat nuk janë të përshtatshme për riciklim . Ndihma e drejtpërdrejtë falas prej afro 91 milionë euro do të vijë nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian. Centrali do të prodhojë energji për ngrohje dhe korrent me kapacitet të përgjithshëm prej 74 megavatë. Për lëndë djegëse për vit do të përdoren rreth 180 000 tonë mbetje që nuk nund të riciklohen. Impianti i cili do të ndërtohet nga firma “Toplofikacia” do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të Sofjes. Ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2023.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD