Investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari për 9 muajt e parë të vitit 2019 dalin në 714.5 milionë euro ose 1.2% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Për periudhën janar –shtator 2019 ato janë me 431.1 milionë euro më shumë, sesa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Fluksi neto i investimeve të personave të huaj në pasuri të paluajtshme është pozitiv në përmasë të 3.9 milionë eurove. Sipas vendeve, një pjesë më të madhe nga investimet në prona të paluajtshme kanë Gjermania me 1 milionë euro, Rusia me 0.7 milionë euro, Holanda me 0.6 milionë euro dhe Letonia me 0.5 milionë euro. Investuesit më të mëdhenj në vend për 9 muajt e parë të vitit 2019 janë Holanda-323.4 milionë euro, Gjermania 260.1 milionë euro dhe Mbretëria e Bashkuar 142.4 milionë euro.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..