Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elisaveta Bellobradova për magnetizmin e Besarabisë dhe për bullgarët në këto troje

Foto: BGNES

Rajoni Besarabia emri i të cilit vjen nga dinastia e vojvodëve vllahë Besarabi, ishte pjesë e shtetit bullgar deri në fund të shekullit X. Pas kësaj territori u pushtua nga fiset kumanë, peçenegë dhe mongolë, si dhe nga besarabët në shekullin XIV. Këto troje ishin pjesë e Perandorisë Osmane deri në vitin 1812, kur pas njërës së luftërave ruso-turke, rajoni u pushtua nga Rusia. Dëshmi për popullimin e bullgarëve nga qytetet Jamboll, Sliven, Karnobat dhe nga regjioni i Bullgarisë Juglindore në këto troje të largëta ka që nga mesi i shekullit XVIII. Pas vitit 1774 shpërngulja e bullgarëve u bë në masë për shkak të represalieve të Perandorisë Osmane kundër tyre dhe të propozimit tërheqës të palës ruse, çdo familje të marrë një ngastër të madhe për shfrytëzim të përhershëm. Në rajonet fshatare ato ishin të çliruara nga tatimet për 30 vjet, ndërsa në qytetet – deri në 5 vjet. Përveç kësaj bullgarët u siguruan, se do të marrin ndihmë financiare për ndërtimin e banesave të tyre të reja. Mirëpo, kur mbërritën në këto troje zbuluan një rrafshinë të pafundme, plotë gjemba dhe shkurre, e cila kurrë nuk ishte e përpunuar. Me punë këmbëngulëse dhe me vullnet, bullgarët arritën të ndërrojnë rajonin duke kthyer shkretëtirën në një drithërishte të bereqetshme, ndërsa oborret e veta në kënde të parajsës plotë perime të llojllojshme dhe pema të ndryshme. Vullneti për të përmirësuar ambientin shpjegohet lehtë, sepse ai mishëronte bindjen e tyre, se më e çmueshmja të cilën e pronësojnë është prejardhja e tyre bullgare. Ata ishin të bindur, se në se e mbrojnë këtë nuk do të ketë forcë ose problem të cilët ta mundin. Në zemrat e tyre edhe më sot ata njerëz mbajnë një dashuri jashtëzakonisht të madhe ndaj Bullgarisë dhe flasin me emocion për të pa marrë parasysh se shumë prej tyre nuk e kanë vizituar kurrë.

Historia për formimin e bashkisë së bullgarëve të Besarabisë, të cilët sot popullojnë territorin e dy shteteve – Moldavisë dhe Ukrainës, tregohet në një libër të ri. Në “Takim me Besarabinë” Elisaveta Bellobradova tregon emocionet e përjetuara në kohën e qëndrimit nëntë ditor në rajon:

Udhëtimi përfshinte vizitë edhe në Rumani, në ato qytete, që kanë të bëjnë me historinë bullgare. Në Besarabi kishim përjetime shumë interesante. Bëra intervistë me një bullgare 94 vjeçare, e cila përjetoi Urinë e Holodomorit ose Urinë e Kuqe në vitet 1932-33. Edhe në Besarabi ndodh po kjo uri por 10 vjet më vonë. Bullgarët u privuan nga prona e cila u shtetëzua, burrat u shpërngulën në Siberi dhe për një vit, popullsia filloi të vdesë nga uria.

Interesi që Elisaveta Bellobradova të vizitojë ato troje u ngjall nga legjendat e shumta që tregohen tek ne për bullgarët e Besarabisë. Sipas saj atë që njeriu shikon në vend dallohet nga kjo që lexon në mediat.

Si një dëshmitare e drejtpërdrejt ajo përshkruan jetën dhe problemet e bullgarëve në Besarabi. Njeri prej tyre lidhet me mundësinë e fëmijëve të tyre të mësojnë gjuhën bullgare, problem ky i cili është i zgjidhur në mënyra të ndryshme në Moldavi dhe në Ukrainë.

Në Moldavi nuk ka problem që kudo të mësohet bullgarishtja, por të gjitha shkollat janë moldaviane – tregon autorja e librit “Takim me Besarabinë”. – Bullgarishtja mësohet si gjuhë e dytë, ndërsa rusishtja është gjuhë zyrtare dhe të gjitha lëndët mësohen në të. Në Ukrainë situata ndryshohet. Aty gjimnazi bullgare ka autonomi. Në Ukrainë kanë një legjislacion i cili parashikon që gjuha ruse të hiqet nga programi arsimor. Kjo është pjesë e politikës së Ukrainës për kufizimin e ndikimit të Rusisë në punët e brendshme. Ata nuk kanë asgjë kundër idesë, që pakicat të mësojnë gjuhët e tyre amtare, por gjuha ukrainase do të zëvendësojë rusishten në shkollat. Fëmijët bullgarë të cilët tregojnë bullgarishten si gjuhë të dytë për mësim, nuk do të mësojnë rusishten, por gjuhën ukrainase, atë bullgare dhe ndonjë gjuhë perëndimore.

Bullgarët e Besarabisë kanë edhe vështirësi të tjera që kanë të bëjmë me mungesën e infrastrukturës së mire dhe të autostradave. Ato janë me rëndësi të madhe për ta që të mund të transportojnë mallrat e tyre dhe të tregtojnë. Mirëpo, zgjidhja e këtij problemi është në duart e qeverisë ukrainase, e cila sipas tyre nuk e neglizhon rajonin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD