Skuadra bullgare e futbollit fitoi ndeshjen kundër Çekisë me rezultat 1:0 si mikpritëse në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian gjatë verës së ardhshme. Kështu futbollistët bullgarë i dhanë fund serisë negative të humbjeve që vazhdoi më shumë se një viti. Bullgarët u klasifikuan në vend të katërt në grupin A me gjashtë pika dhe akoma kanë mundësi për pjesëmarrje në finalet e Euro 2020 në playoff-et gjatë marsit.
Ndeshja tjetër e grupit ishte ajo mes Kosovës dhe Anglisë në Prishtinë, ku mikpritësit pësuan humbje 0:4.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..