Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bletarja Neli Sallçeva: Një kavanoz me mjaltë jep më shumë shëndet, sesa çdo ilaç

Foto: Шевкие Чакър

Shoqata bashkiake “Akacia” e qytetit të Plovdivit organizon nga 8 deri më 17 nëntor ekspozitën e fundit për këtë vit për produkte bletësh. Ndër ekspozuesit janë Neli Sallçeva dhe bija e saj Gergana dhe stenda e tyre i tërheq vizituesit me kavanozët e rrenditur mirë, me lloje të ndryshme mjalti dhe me larminë e produkteve. Prandaj dhe klientët janë shumë.

Familja ime merret me bletari prej shumë kohësh.Kemi katër bletore – tregon Neli Sallçeva dhe vazhdon: Njëri është në malin Stara Pllanina afër qyteti Kallofer, tjetri në fshatin Prellom afër Karllovski Bani (Llixhat e Karllovos), i treti – në fshatin Dragomir – në malin Sredna Gora, kurse i katërti – në fushë – në fshatin Stroevo. Në bletoret e ndryshme përpiqemi ta diferencojmë mjaltin, në mënyrë që të ofrojmë lloje të ndryshme.

Prodhojmë 7 lloje mjaltë – prej lulesh mali, prej koriandri, prej livande, prej bliri, prej nektarit të blirit (këtu dua të them se në malin pranë Kalloferit ka shumë bli), prej akacieje dhe kolze. Viti nuk ishte i përshtatshëm për prodhimin e mjaltit të akacies, sepse bletët e përzien me drizën.

Si pronare e bletoreve në mal dhe në fushë, Neli Sallçeva i përmblodhi problemet e bletarëve kështu:

Në fushë pësuam dëme për shkak të spërkatjeve me pesticide që përdoren në bujqësi. Kjo ndikoi rendimentin tonë. Në mal nuk kemi problem me kimikatet, por atje prodhimi është më i ulët. Mjalti në mal është më i trashë, më i fort, por sasia e prodhimit është më e vogël.

Për shkak të çmimeve të ulëta të mjaltit familja Rallçevi preferon t’ua shesë produktet e veta drejtpërsëdrejti klientëve përfundimtarë, të cilët i kërkojnë dhe i vlerësojnë lartë cilësitë e mjaltit nga malet Stara Pllanina dhe Sredna Gora. Ndoshta do të kërkojmë dhe klientë jashtë vendit – thotë për planet e saj Neli Sallçeva. Derisa flasim, stenda e bukur e saj tërheq vëmendjen e një grupi turistësh anglezë.

Të huajtë pëlqejnë të gjitha llojet e mjaltit – thotë me buzëqeshje pronarja. – Para se të filloja të merresha me bletari, më kishin thënë se evropianët e pëlqejnë më shumë mjaltin me shije “të lehtë” – si mjalti prej akacie dhe ai prej kolze. Nuk është kështu. Ata pëlqejnë të gjitha llojet e mjaltit bullgar. Për ata, të cilët akoma dyshohen në vetitë çudibërësi të bletëve, Neli Sallçeva shpjegoi:

Stresi në jetë na ndikon shumë negativisht. E mira tek ne bletarët është kur shkojmë tek kosheret, çdo dhembje zhduket, sidomos kur i do bletët. Fillon të merresh me problemet e tyre. Ajri i pastër, plot me feromonet e tyre ndikojnë shumë mirë trupin e njeriut.

Dhe përveç kësaj sipas Nelit bletët “edukojnë”:

Njeriu i pistë nuk mund të bëhet bletar, pijaneci nuk mund të bëhet bletar, njeriu nervoz nuk mund të bëhet bletar. Në se bie zilja e celularit në xhepin tim derisa punoj afër bletët, ata menjëherë reagojnë. Po të thërras burrin tim me zë të lartë, kur ai është larg meje, bletët përsëri bëhen nervoze. 

Pavarësisht se Bullgaria prodhon mjaltë me cilësi shumë të lartë, bullgari, ndryshe nga evropianët konsumon pak mjaltë. Pse është kështu?

Në të vërtetë bullgari ha pak mjaltë. Dhe prandaj me këto ekspozita përpiqemi të tërheqim vëmendjen e konsumatorëve, t’i shpjegojmë  sa të shumta janë dobitë e mjaltit dhe kjo është një mundësi për ne që të kontaktojmë me klientin përfundimtar. Shoqata jonë organizon ekspozita të tilla çdo pranverë dhe çdo vjeshtë dhe stendat tona janë në qendrën e Plovdivit nga 10 ditë. 

Në fund të bisedës sonë Neli Sallçeva bëri thirrje:

Është më mirë të hani mjaltë se sa të blini medikamente në farmaci. Një kavanoz mjaltë jep më shumë shëndet sesa çdo ilaç!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Shevkie Çakër


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD