Në kuadrin e takimit të katërt të nivelit të lartë në Selanik kryeministri Bojko Borisov u takua me ambasadorin e ShBA-së në Greqi Xhefri Pajët. Të dy ata diskutuan diversifikimin e burimeve për furnizimin e gazit natyror për Bullgarinë dhe për Evropën Juglindore. U shqyrtua pjesëmarrja e Bullgarisë si aksionare në projektin për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në afërsi të qytetit Aleksandrupolis në Greqi. Pala bullgare vendosi të marrë pjesë me 20 për qind në kapitalin e kompanisë që do të ndërtojë terminalin. Tani “Bullgargaz” analizon sasitë e gazit të lëngshëm natyror, të cilat duhet të rezervojë në kuadrin e fazës së dytë të testimit tregtar.
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..