Pas një seance të tensionuar që vazhdoi afro pesë orë, plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor rikonfirmoi zgjedhjen e Ivan Geshevit kryeprokuror i Bullgarisë me 20 vota “pro” dhe 4 “kundër”. Votimi i tanishëm u imponua për shkak të refuzimit të presidentit Rumen Radev të nënshkruajë dekretin për emërimin e Geshevit pas zgjedhjes së tij nga këshilli. Seanca u zhvillua me masa të forcuara të sigurisë dhe në sfondin e protestave “kundër” dhe “pro”. Pas rikonfirmimit të kandidaturës Ivan Geshevi falënderoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe bashkinë profesionale për përkrahje, megjithë presionin pa precedent politik që ajo të hiqet. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që propozimi për zgjedhjen e Ivan Geshevit pa vonës t’i dërgohet presidentit të republikës, i cili tashmë nuk e ka të drejtën të refuzojë botimin e dekretit për emërimin.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..