¾ prej bullgarëve janë gati të thonë “E shkatërruan këtë vend!”, tregon studimi i organizuar nga “Gallup International” për klishetë e përhapur pas ndryshimeve në Bullgari të vitit 1989. Sipas 70% prej bullgarëve tranzicioni akoma nuk ka përfunduar. 42% i të anketuarve mendojnë se “kurrë nuk do të rregullohen gjërat tek ne”. ¾ pohojnë se “problemi është në mënyrën tonë të mendimit”. Sipas 54% të bullgarëve “të gjithë politikanët janë maskarenj”, kurse “demokracia u ka kushtuar shumë shtrenjtë njerëzve”. 45% janë të mendimit se në kushtet e regjimit të vjetër ka qenë më mirë.
Klishetë: “E shkatërruan këtë vend!”, “Të gjithët janë maskarenj”, “Me liderin Zhivkov ishte më mirë” nuk pranohen nga përkrahësit e qeveritarëve. Të rinjtë janë optimistët më të mëdhenj – ata kategorikisht nuk janë dakord se “kurrë nuk do të rregullohen gjërat tek ne”.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..