Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat shtetërore e prezantojnë Radoj Ralinin në pasqyrën e kohës

4
Foto: Prof. Nikollai Jordanov

Edhe sot e kësaj dite kur të bëhet fjalë për mitingjet e para demokratike kujtohemi për personalitetin artistik të Radoj Ralinit. Sikurse ende i dëgjojmë thirrjet e tij për pluralizëm, zgjedhje të lira dhe të drejta të njeriut.

Radoj Ralin nuk përkulej para autoriteteve dhe regjimeve, ai fliste me zë të lartë për të vërtetën dhe i mbante pa frikë pasojat. Para 10 nëntorit 1989 shkrimtari i kritikonte pushtetarët dhe librat e tij digjeshin, ndërsa pas rrëzimit të regjimit Radoj Ralin i vazhdoi kritikat por tashmë drejtuar lirisë sonë. Tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, 51 vjet pas djegies së vëllimit të tij “Speca djegës” dhe 15 vjet pas vdekjes së satirikut Agjencia Shtetërore “Arkivat” vendosi të grumbullojë karikaturat, fotografitë dhe dokumentet në ekspozitën “Radoj Ralin në pasqyrën e kohës”.


Ekspozita përmban rreth 100 karikatura – më i vjetri është që nga viti 1994, ndërsa ai i fundit – nga viti 2007 –na tregon Ivanka Gezenko, kujdestare e ekspozitës.– Në ato të para mund ta shohim si pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore dhe si gazetar në gazetën “Frontovak”. Krahas piktorëve të shquar Boris Dimovski, Nikolla Mihajllov, Kalin Nikollov, Ivan Gazdov, e kanë pikturuar dhe piktorë me nënshkrime që nuk mund të lexohen. Ndërkaq e shohim imazhin e tij në një pecetë restoranti, në një kuti cigaresh “Sllënce”, në një defter të zakonshëm.

Sipas Ivanka Gazenkos poeti do të mbetet në histori jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij kritik ndaj pushtetit të atëhershëm, por edhe për shkak të vjershave të tij të jashtëzakonshme, teksteve të tij të mbi 100 këngëve bullgare, imponimit të formave të shkurtra letrare, epigramave, aforizmave etj. Jo në vend të fundit Radoj Ralin është një përkthyes i shkëlqyeshëm – për shembull i veprave të Molierit, si dhe i poezisë kineze, pa e ditur gjuhën lindore.

Këtu tregojmë dy gjëra shumë të rëndësishme – shtypshkronjën “Erika”, me të cilën ai i ka shtypur veprat e veta dhe ekzemplarin pak të djegur të vëllimit me epigrama popullore “Speca djegës”, me të cilin e acaroi pushtetin –thotë kujdestarja e ekspozitës.– Interesantja është se Radoj Ralin na ka lërë një mesazh, duke vendosur mes faqeve të revistës “Gazetari bullgar” mbeturinat e 10 mijë ekzemplareve të djegura të librit të tij. Ndoshta nuk është e rastit se i ka vendosur tek një prej artikujve të tij më kritikë.

Në fakt vetëm dy prej epigramave në vëllim janë të Radoj Ralinit. Të tjerët janë fjalë të urta, të grumbulluara nga Petko R. Sllavejkov, të cilat ai i ka titulluar. Dhe pasi tri përmbledhje të satirikut i kanë ndaluar, me “Speca djegës” ai ka vendosur të tregojë se frymëzohet nga krijimtaria popullore.

Me rastin e përvjetorit të 30 të shpalljes së demokracisë në Bullgari Kin Stojanov - biri i satirikut të madh, na rikujtoi disa prej epigramave të tij:

Në to po shohim se si të gjitha iluzionet tashmë janë refuzuar dhe vetëm arti ka mbetur si një shpresë dhe si një besim, të cilat ai i ka ruajtur deri në fund.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova, BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD